Hidromorava

Fajon parlamentarëve: Për interesa partiake mos bllokoni proceset dhe liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Eurodeputetja Tanja Fajon nga Prishtina sot ka përgëzuar popullin e Kosovës me rastin e shënimit të 9-vjetorit të Pavarësisë. Fajon tha se Kosova ka pasur progres të madh viteve të fundit. Ajo tha se hyrja në MSA ka qenë arritje e rëndësishme, duke përmendur po ashtu rëndësinë që ka për vendin agjenda evropiane për reforma.

“Duhet të implemtohet dhe agjenda dhe do ta bëjë Kosovën më të fuqishme dhe më të sigurt për të jetuar. Është e rëndësishme të përfundojmë procesin e liberalizimit. Jemi të përkushtuar që këtë ta bëjmë realitet”, tha eurodeputetja Fajon.

Ndërkohë ajo lavdëroj se Kosova ka bërë progres domethënës në luftën kundër korrupsionit, që është proces që ka ecur mirë dhe duhet të punohet më tutje.

ARKATANA

“Dua të iu ofroj mbështetje për demarkacionin. I ftoj parlamentarët dhe iu lutem që mos t’i stoponi proceset dhe liberalizimin e vizave për interesa partiake. Duhet bëhet çfarë është e mundur për ta ratifikuar marrëveshjen në ditët e ardhshme. Tani ju e keni radhën”, ka dhënë porosinë e saj Fajon, drejtuar partive parlamentare në Kosovë.

Nga ana tjetër, eurodeputetja në fjalën e saj në Samitin e komisioneve për Punë të Jashtme që po mbahet në Prishtinë, tha se Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun edhe më tutje.Tanja Fajon momentet që po i kalon Bashkimi Evropian i ka quajtur si kohë të sfidave të mëdha.

“Jemi duke kaluar nga një krizë në një krizë tjetër. Në këtë situatë kemi shumë sfida dhe ne duhet të jemi më të fuqishëm se më parë. Asnjë vend në BE nuk mund të ballafaqohet me këto sfida vetëm. Për zgjerimin e BE-së na nevojitet ndihma e njëri tjetrit”, ka thënë Fajon./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.