UBT

Fajon: “Parku i Paqes” duhet të hiqet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, në intervistë për Radio Dukagjinin, ka folur për “Parkun e paqes” të vendosur menjëherë pas heqjes së barrikadës mbi urën e lumit Ibër, duke vlerësuar se çdo bllokadë rrugësh duhet të hiqet.

“Do të nxisja të dyja palët, shqiptarët dhe serbët që të përmbahen nga dhuna dhe përleshjet. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që jeta të zhvillohet normalisht në Kosovë. Po ashtu është shumë me rëndësi që sa më shpejtë kjo barrikadë të hiqet sepse po vërtetohet që situata atje me këtë Park të Paqes nga momenti në moment mund të shpërthejë”, ka thënë Fajon.

Ajo ka theksuar se është shumë me rëndësi që një vend që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian që të mos vendos bllokada rrugësh.

Mobi Casa

Ajo ka potencuar se është e angazhuar bashkë me eurodeputët tjerë që ta “thyejnë murin shenjen” për kosovarët, mirëpo sipas saj, përleshje të tilla si ato tek ura në Mitrovicë, nuk i kontribuojnë në asnjë mënyrë ambicieve të kosovarëve për udhëtim pa viza.

“Është një hap me shumë rëndësi që të mos ketë provokime të dhunës, të mos ketë përleshje, sepse çdo tensionim i situatës mund të prolongoj procesin e liberalizimit”, është shprehur eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon.

Ndryshe, ditë më parë, në intervistë për Radio Dukagjinin, edhe eurodeputeti britanik, Richard Hawit ka thënë se protestat e dhunshme në këtë kohë në Kosovë janë kontraproduktive me aspiratat për të pasur rrugën më të lehtë për në BE.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.