Fundamenti

Fajon dyshon që me deklaratën e Kuvendit, Kosovës do t’i hiqen vizat

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Raportuesja në Parlamentin Evropian për çështjen e vizave për Kosovën, Tanja Fajon i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është në dijeni për nismën në Kuvendin e Kosovës për miratimin e një deklaratë në lidhje me liberalizimin e vizave.

Por, ajo nuk është shprehur shumë optimiste se me një vendim i tillë Kuvendit të Kosovës do të ishte i mjaftueshëm që Bashkimi Evropian të merr hapin tjetër për heqjen e vizave, marrë parasysh kriteret e përcaktuara.

“Kam frikë se është vështirë të thuhet që kjo (deklarata) është e mjaftueshme, ngase nëse me këtë deklaratë shkohet sërish kah hapja e çështjes së kufirit, natyrisht që Komisioni Evropian apo shumë shtete anëtare do të mund ta shfrytëzonin këtë për vazhdimin e mëtutjeshëm të bllokadës, për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën“, ka thënë Fajon.

Sipas saj, tani nuk mund të bëhet një vlerësim i saktë se a do të jetë kjo deklaratë e mjaftueshme, marrë parasysh kriteret e përcaktuara, ku Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi veçohet si kryesori. Ndërkaq kriter tjetër dhe i vazhdueshëm është ai i luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Fajon ka thënë se i vjen keq për këtë kriter, por ka potencuar se është e pamundur që të bëhet ndonjë ndryshim.

GRANDEMALL

Sidoqoftë, ajo e ka vlerësuar pozitive këtë deklaratë, si formë të shprehjes së vullnetit politik për përmbushjen e dy kritereve të fundit në procesin e liberalizimit të vizave.

“Sigurisht që Demarkacioni është një çështje mjaft e serioze dhe e ndjeshme. Shpresoj që do të gjejmë zgjidhje“, ka thënë Fajon, duke ritheksuar se në Parlamentin Evropian do të trajtohet heqja e vizave sapo që Kosova t’i përmbushë dy kriteret e fundit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, përmes një deklarate politike, e cila pritet të miratohet nga grupet parlamentare, do të kërkojnë nga Bashkimi Evropian që qytetarëve të Kosovës t’iu njihet e drejta e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Përmes kësaj deklarate të përbashkët, për të cilën ekziston pajtim parimor i grupeve parlamentare, synohet që vendeve të Bashkimit Evropian t’iu garantohet se partitë në pushtet dhe opozita, pavarësisht dallimeve që kanë lidhur me çështjen e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, megjithatë qëndrojnë të bashkuar në qëllimin që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur. /Rel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.