Hidromorava

Faji i mosbashkimit, mbi regjimet në Tiranë e Prishtinë

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Analistët theksojnë se aktualisht klasa politike, si ajo në Shqipëri ashtu edhe kjo në Kosovë, nuk kanë vullnet dhe angazhim politik që kësaj çështje t’i japin kahe pozitive, duke fuqizuar rolin shqiptarëve në Ballkan dhe më gjerë.

Bashkimi i mundshëm, me elita të reja politike

Analistët theksojnë se aktualisht klasa politike, si ajo në Shqipëri ashtu edhe kjo në Kosovë, nuk kanë vullnet dhe angazhim politik që kësaj çështje t’i japin kahe pozitive, duke fuqizuar rolin shqiptarëve në Ballkan dhe më gjerë.

Ndonëse shënimi i Ditës së Flamurit Kombëtar në të gjitha trojet shqiptare, përtej kufijve zyrtarë të shtetit të sotëm shqiptar, simbolikën e vet në dekada e ka ëndrrën e bashkimit kombëtar, spektri politik në trojet etnike asnjëherë nuk ka arritur ta ndërtojë një plan nacional veprimi që jetëson një dëshirë të tillë.

Analistët politikë konsiderojnë se janë kryesisht interesat e ngushta hipokrite e kriminale të të dy establishmenteve, parive politike edhe të inkriminuara si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare përreth në rajon, shkaktari dhe pengesa kryesore, që e pengojnë këtë proces dhe me asnjë çmim nuk e duan bashkimin e Shqipëri – Kosovë, të mos flasim për një ide më të gjerë të krijimit të Shqipërisë së madhe me trojet etnike në Mal të Zi, Maqedoni e Serbi- Kosova Lindore. Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ismajl Kurteshi shprehet se bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës e pengojnë ata që nuk e duan Shqipërinë demokratike e funksionale, stabile e të zhvilluar ekonomikisht, të zonjën që t’i mbrojë interesat e veta dhe të bëhet faktor stabiliteti në regjion. “Një Shqipëri e tillë në radhë të parë e pengon Serbinë, për shkak të synimeve të saj hegjemoniste. Bashkimin kombëtar të shqiptarëve nuk e duan as vendet e tjera fqinje. Natyrisht për shkak të interesave të tyre të ngushta nuk e duan edhe politikanët miopë, që nuk shohin asgjë përtej interesave të tyre afatshkurta. Edhe faktori ndërkombë- tar, që është më i interesuar për ta ruajtur qetësinë se sa për ta përkrahur drejtësinë nuk është në favor të ndryshimit të kufijve të imponuar ndërshqiptar. Disa nga shtetet e huaja, që janë të afërta me Serbinë, këtë bashkim nuk e përkrahin për shkak të Serbisë”, u shpreh Kurteshi.

Ai shprehet se me gjithë pengesat nga jashtë dhe brenda, bashkimi do të ndodhë, sepse bashkimi është interes dhe vullnet i mund ta pengojë pafundësisht. Kosova dhe Shqipëria po bashkohen çdo ditë hap pas hapi. “Nuk është e largët dita kur bashkimi do të kompletohet, e deshën apo nuk e deshën politikanët miopë në dy anët e kufirit dhe dashakeqit e jashtëm të shqiptarëve”.

GRANDEMALL

Zeqa: Mungesa e një strategjie të përbashkët kombëtare

Sipas analistit Florim Zeqa, edhe në këtë 104 -vjetor të pavarësisë së Shqipërisë londineze, pushtetarët në Tiranë dhe në Prishtinë të fshehur pas festimeve të gjata, sikur (me qëllim) po dëshirojnë të harrojnë se mbrapa nesh i kemi edhe 104 vjet ndarje të dhimbshme nga fuqitë e mëdha, që padrejtësisht i shkëputën trungut tonë kombëtar më tepër se gjysmën e trojeve etnike. “Më shumë se askush tjetër, bashkimin e shqiptarëve janë duke e penguar në radhë të parë vetë shqiptarët,…atë që nuk e bëjmë ne për vetën tonë, kot e presim prej miqve tanë,…përderisa armiqtë tanë pamëshirshëm vazhdojnë planet hegjemoniste për zhbërjen e shtetit të ri të Kosovës. Janë interesat e ngushta hipokrite e kriminale të dy estabilishmenteve (parive kombëtare) si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë që bien ndesh me idenë e bashkimit kombëtar. Lidershipi politik i të dyja shteteve shqiptare janë bërë pengesa kryesore e idesë së bashkimit të trojeve etnike,…për ruajtjen e pozicioneve aktuale në pushtet, me asnjë çmim nuk e duan bashkimin e Shqipërisë me Kosovën”. Sikur të mos ishte kështu, sipas Zeqës, që moti nga qeveritarët e Tiranës apo Prishtinës do të rridhte ideja e heqjes së kufirit ndarës mes shqiptarëve (i rrënuar gjatë luftës çlirimtare). “Mungesa e një projekti real, e një strategjie të përbashkët kombëtare, është duke ndikuar negativisht në defaktorizimin e shqiptarëve në Ballkan. Përderisa paria politike e Prishtinës vrapojnë pas bisedimeve me Serbinë në Bruksel, kryeministri shqiptar me plot hipokrizi vazhdon të shkojë në Beograd për t’u shitur patriotizmin shqiptarëve të përgjumosur, dhe përderisa të vazhdohet me politikat disfatiste,…asnjëherë çështja e bashkimit të trojeve etnike nuk do të ketë vend në tavolinat e Brukselit, Vjenës apo Uashingtonit”, u shpreh Zeqa.

Analisti politik Arsim Haziri thotë se ideja e bashkimit të shqiptarëve do të duhej të pasohej kur dy qeveritë vendosin që këtë proces ta kenë në konsideratë dhe vetëm më një agjendë të mirëfilltë, duke tejkaluar interesat private të arrijnë të përfundojnë një proces që për shumëkënd është i mirëseardhur. “Aktualisht klasa politike, si ajo në Shqipëri ashtu edhe kjo në Kosovë, nuk kanë vullnet dhe angazhim politike që kësaj çështje t’i japin kahe pozitive, duke fuqizuar rolin e shqiptarëve në Ballkan dhe më gjerë”, ka thënë ai.

Interesat personale, mbi ato nacionale

Sipas Hazirit, bashkimi i trojeve do të ishte në interes të faktorizimit të çështjes shqiptare dhe vetëm kështu çështja do ishte më e avancuar në rrugën e zgjidhjes si projekt historik dhe një fuqi e përparuar si ekonomikisht ashtu edhe në planin strategjik politik. “Bashkimi ndikon dhe pasqyrohet edhe në shmangien e çfarëdo ndikimi negativ në krizat rajonale, siç janë duke u rritur aktualisht kohëve të fundit. Andaj në një procesi të tillë nuk janë duke kontribuar akoma dy qeveritë e shteteve shqiptare, nuk janë duke e kapitalizuar idealin heroik që gjenerata të tëra e kanë dhënë në idenë e bashkimit. Si politika kosovare ashtu edhe ajo shqiptare janë zbehur në fuqizimin e këtij projekti madhor, duke aluduar se një bashkim i tillë do të mund ndikonte në prishjen e raporteve në faktorin ndërkombëtar. Pra, po i vënë në dispozicion interesat e tyre personale në vend të atyre nacionale”, tha Arsim Haziri për ‘Kosova Sot’.

Ai vlerëson se një projekt i tillë do të mundë të bëhej edhe me referendum popullor, prandaj Kosova si shtet nuk po e bën as ligjin e tillë. “Në Kosovë as Ligjin për referendum nuk arrijnë të miratojnë, duke e bërë të pamundshme politikisht deklarimin popullor për një çështje të tillë. Sa për dijeni, në një matje publike që kishte filluar me pyetjet se sa janë të pajtimit qytetarët ë të dyjave shteteve të bashkohen në një shtet, përgjigjja kishte qenë mbi mesataret, pra vullneti qytetar ekziston për një projekt të tillë, por mosgatishmëria politike, duke e kalkuluar në interesat e individëve ka bllokuar mundësitë, e ka neglizhuar një proces të tillë”, tha Arsim Haziri./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.