Mobi Casa

Faji është te 100 deputetët shqiptarë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Politikani Naim Maloku nuk po arrin të kuptojë pse partitë politike shqiptare mbajnë inate mes vete, kur është në pyetje formimi i institucioneve shtetërore të vendit dhe po kërkojnë ndihmë nga Lista “Srbska”, si për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, po ashtu edhe për formimin e Qeverisë.

Ai për këtë ngërç politik i ka fajësuar 100 deputetët shqiptarë, nga të cilët ka kërkuar që t’u japin sqarim votuesve pse nuk po arrijnë të jenë unik në formimin e qeverisë dhe institucioneve.

Fundamenti

‘Të gjithë deputetet shqiptarë janë fajtorë, se si mundet lista ‘Srbska’ të jetë përcaktuese e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe e formimit të Qeverisë, nuk e di”, ka thënë Maloku për Epokën e Re.