Fajet e Miloshevicit

Gazeta britanike, “The Times”, në artikullin në lidhje me lirimin nga Tribunali në Hagë të gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markac, vlerësoi se “të gjitha palët kanë kryer krime në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta, por nuk janë të gjithë njësoj fajtor”. Gjakderdhje ishte vepër e Miloshevicit, i cili ka pasur ëndërr realizimin e qëllimit të pamëshirshëm dhe fanatik për krijimin e Serbisë së Madhe të pastër etnikisht, shtoi gazeta.
E përditshmja londineze, “The Times”, në artikullin në lidhje me lirimin nga Tribunali në Hagë të gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markac, vlerësoi se gjatë konfliktit në ish-territoret e Jugosllavisë të gjitha palët kanë kryer krime, por shtoi se nuk janë të gjithë njësoj fajtor dhe nënvizoi se përgjegjësinë më të madhe për gjakderdhjen e mban presidenti i dikurshëm i Serbisë, Slobodan Miloshevici.
“Qytetarët serbë të Kroacisë vërtetë kanë qenë viktima të krimeve të luftës. Por përgjigjja e duhur e Qeverisë së Serbisë do të duhej të ishte pranimi i vendimit të gjykatës si fjali përfundimtare për konfliktin dhe të pranojë se rrënjët e shpërbërjes së Jugosllavisë gjinden në vendimet, të cilat janë marrë në Beograd”, theksoi Times.
Sipas gazetës, Miloshevici ka pasur ëndërr realizimin e qëllimit të pamëshirshëm dhe fanatik për krijimin e Serbisë së Madhe të pastër etnikisht.
Times përkujtoi se forcat kroate në gusht të vitit 1995 ndërmorën operacionin “Stuhia”, gjatë së cilit rreth 200 mijë serbë kanë ikur apo janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa 150 tjerë janë vrarë.
Këto kanë qenë krime dhe Tribunali i OKB-së nuk i ka vënë në pikëpyetje, por vendimi për lirimin e gjeneralëve kroatë ka bazuar në vlerësimin se dëbimi i serbëve nuk ka qenë rezultat i një ndërmarrje të bashkuar kriminale, konstaton “Times” dhe vlerëson se operacioni “Stuhia” u dëshmua si vendimtar në ndalimin e Miloshevicit, shpëtoi Bosnjën nga vuajtjet e mëtutjeshme dhe mundësoi arritjen e Marrëveshjes paqësore të Deytonit.
Tribunali i Hagës, sipas vlerësimit të gazetës londineze, nuk është i përkryer, por paraqet një përpjekje të ndershme për të kënaqur drejtësinë.
“Të gjitha palët kanë kryer krime në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta, por nuk janë të gjithë njësoj fajtor. Gjakderdhje ishte vepër e Miloshevicit. Pajtimi, i cili tani ka një rëndësi të madhe, varet nga interpretimi i saktë i historisë”, përfundoi “The Times”