UBT

Fajdexhi e gjyqtarë, bashkë në krim

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

”Familja Gërbeshi nga Ropica e Vushtrrisë është një familje e dhunshme kriminale me lidhje të rëndësishme kriminale jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, por edhe në vendet tjera të Bashkimit Evropian”.

Ky është përshkrimi që prokurorja e EULEX-it, Neeta Amin, ia ka bërë familjes problematike nga Vushtrria, e cila për më se një dekadë aktivitet kryesor dyshohet se e ka fajdenë.

Uji Dea

Pos fajdesë, pjesëtarët e familjes Gërbeshi janë të dyshuar edhe për detyrim, shmangie nga tatimi, tregti të ndaluar, kidnapim, lëndim të rëndë trupor, kërcënim, armëmbajtje pa leje e madje edhe për vjedhjen e shërbimeve komunale, përkatësisht vjedhjen e rrymës për kompleksin e shtëpive të Bekteshëve.

Dhjetë pjesëtarë të kësaj familjeje janë arrestuar mëngjesin e 25 marsit të këtij viti, derisa Prokuroria është duke zhvilluar hetime ndaj pesëmbëdhjetë personave, në mesin e të cilëve 13 anëtarë të familjes Gërbeshi dhe dy persona të tjerë që punojnë si ndërmjetësues për këtë familje./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.