Faik Ramadani një kuadër i rrallë, por shumë i nevojshëm, merr titullin specialist i Fizioterapisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Faik Ramadani më 24 shtator 2020 zyrtarisht ka marrë titullin Specialist i Fizioterapisë, duke qenë kështu kuadri i parë në Kosovës që merr këtë titull. Ramadani thotë se ky profesion kërkon shumë mund dhe përgjegjësi ndërsa thotë se pacientët i ka të gjitha moshave dhe etnive.

Faik Ramadani në një moshë relativisht të re ka arritur të marrë një titull tashmë shumë të kërkuar në Kosovë. Në Mal të Zi ai ka arritur të marrë titullin Specialist i Fizioterapisë.

Ramadani ka falënderuar komisionin në përbërje nga Prof. dr. Emilija Nikolič – anëtare e komisionit, Prof. dr. Bogdan Pajovič – kryetar i komisioni, Doc.dr. Dušan Mustur – mentor, ndërsa një falënderim të veçantë ia ka dedikuar edhe familjes që thotë se e ka përkrahur gjithmonë, por edhe për pacientët dhe për të gjithë ata i kanë dhanë përkrahje të vazhdueshme në rrugëtimin e tij profesional e studimor.

RCCOLA

Ndryshe, Faik Ramadani thotë se ndihet me fat që është ndër kuadrot e para dhe të rralla në Kosovë. “Sa e di unë është vetëm edhe një boshnjak në Kosovë që e ka këtë titull. Unë jam i përkushtuar në punë dhe kam punuar dhe punojë gjithmonë me ndërgjegje të lartë profesionale. Meqë prindin e kisha ortoped (Selami Ramadani), kjo më jepte edhe më shumë përgjegjësi dhe motiv që të kryeja studimet dhe misionin që e kisha nisur” rrëfehet Faiku.

Ramadani thotë se ky profesion kërkon shumë mund dhe përgjegjësi ndërsa thotë se pacientët i ka të gjitha moshave dhe etnive.”Unë jam i interesuar që tu shërbej të gjitha kategorive, të jem në dispozicion të klientëve sepse nuk ka më mirë se kur ndihma jote profesionale arrin të shërojë një plagë apo një dhimbje të madhe që mund ta ketë pacienti” tha Faiku.

Faik Ramadani punon krahas me prindin e tij Selamiun në ambulantën e njohur “Koci” dhe janë të rrallët që në kohërat më të rënda kontrollat mjekësore i kanë pasur në nivelin e mundshëm ose shumë më lirë sesa të tjerët./rajonipress/