ARKATANA

Faik Fetahi merr postin e përgjegjësit për arsim në komunën Altbüron

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Faik Fetahi është drejtor menaxhues i kompanisë për shtrim të dyshemeve Fetaxid AG në Altbüron, të themeluar nga babai i tij afaristi i njohur Fehmi Fetahi dhe nëna, Sara.

Duke filluar nga viti 2022, Faik Fetahi nga Partia Liberale e Zvicrës (FDP) do të marrë postin e kreut të arsimit në këshillin e komunës (ekzekutivi komunal) Altbüron, Kantoini i Lucernit.

Para kësaj, ai ishte anëtar i Komisionit të Arsimit për një vit e gjysmë.

Pas zgjedhjeve të heshtura, Fetahi trashëgon në këtë post kolegen nga partia e njëjtë, Renate Rölli-Affentranger, e cila largohet nga këshilli bashkiak më 31 dhjetor. Ajo ishte zgjedhur në këshillin lokal në vitin 2000.

Faik Fetahi, me rrënjë nga Përlepnica e Gjilanit, është drejtor menaxhues i kompanisë për shtrim të dyshemeve Fetaxid AG në Altbüron, të themeluar nga babai i tij afaristi i njohur Fehmi Fetahi dhe nëna, Sara, të cilët janë edhe themelues dhe pronarë të resortit të njohur turistik “Vali Ranch”, në fshatin e lindjes të Fehmiut, shkruan albinfo.ch.

Eco Higjiena

Faiku është 34 vjeç dhe baba i dy fëmijëve të moshës pesë dhe shtatë e gjysmë.

Përderisa në asambletë komunale, ka tashmë një numër të konsiderueshëm politikanësh me rrënjë shqiptare, kjo nuk mund të thuhet për postet në ekzekutivin e komunave, shkruan albinfo.ch. Kështu, në gjithë Zvicrën, Faik Fetahi është ende vetëm i dyti shqiptarozviceran i zgjedhur në një post të tillë.

Para tij, pjesë e ekezekutivit në një komunën e tij, Baar të Kantonit të Zugut është prej disa vitesh, Zari Xhaferi (SP).

https://www.albinfo.ch/faik-fetahi-zgjidhet-pergjegjes-i-arsimit-ne-komunen-altburon/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.