ARKATANA

Fahrush Azemi vazhdon të mobilizoj shtabet zgjedhore në Viti

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Fahrush Azemi këngëtar i njohur dhe arkitekt i specializuar në fushën e Dizajnit Urban, ka mobilizuar të gjitha shtabet zgjedhore në Viti, duke kërkuar prej tyre që të përkrahin kuadrot e reja për deputetët e ardhshëm nga radhët e PDK-së. Unë bashkëjetoj me problemet e juaja dhe ju premtoj se do të jem zëri dhe fuqia e juaj në të gjitha instancat vendimmarrëse ka thënë Azemi, në takim bashkëbisedimi me shtabet zgjedhore të PDK-së në Viti.

Fahrush Azemi ka zgjedhur një koncept të hapur me qytetar për të kërkuar besimin e tyre për të qenë pjesë e legjislaturës së ardhshme parlamentare.

Azemi i cili ka një autoritet të madh në Viti për shkak të rolit të tij si këngëtar që ka vlera e cilësi, ka nisur kampanjën e tij duke vizituar dhe njëkohësisht edhe ngjallur degën e PDK-së në Viti dhe shtabet zgjedhore.

Mobi Casa

Azemi i cili është edhe me master të kryer në fushën e arkitekturës, dizajni urban – planifikim thotë për rajonipress se po gjen një përkrahje të fuqishme nga bashkëvendësit e tij. “Unë do të jem në teren çdo ditë dhe do i dëgjojë hallet dhe preokupimet e tyre dhe më mbetet mua pastaj që të jemi zëri i tyre dhe fuqia e tyre për të zgjidhur problemet jetike në instancat vendimmarrëse” thotë Azemi.

Fahrush Azemi ka takuar shtabet zgjedhore të PDK-së në Viti duke kërkuar prej tyre që të përkrahin kuadrot e reja sepse vetëm kështu mund të fuqizohet PDK në Viti e Anamoravë.

”Jam i bindur se PDK në Viti ka shumë elektorat besnik, por ata duhet të vizitohen dhe të punohet me ta në teren sepse janë vërtet aktivist të mrekullueshëm të cilët e duan ndryshimin” u shpreh Azemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.