RCCOLA

Fahredin Spahiu fitues i Çmimit në konkursin ndërkombëtar “PreFoto -2012 » në Preshevë

/ 3 minuta lexim

Preshevë- Juria profesionale me çmimin e Parë të edicionit të sivjem të ekspozitës/ konkursit ndërkombëtarë të fotografisë “PreFoto -2012 » ka shpërblyer Fahredin Spahiun nga Kosova, vendin e Dytë ia ka ndarë Gledias Bicajt nga Republika e Shqipërisë, ndërkaq në vendin e tretë e ka radhitur Frida Muçajn po ashtu nga Shqipëria.

Në shtëpinë e kulturës « Abdullah Krashnica » në Preshevë u mbajt me sukses edicioni i të dytë i ekspozitës/ konkursit ndërkombëtarë të fotografisë “PreFoto -2012 » nën patronazhin e KKSH-së.

Juria në këtë ekspozitë ka ndarë edhe çmimin special që është përcaktuar për Flutra Aliun nga Bujanoci, njofton “Presheva Jonë” e cila njëherësh ishte edhe sponsor oficiele medial i këtij evenimenti artistik.

Në këtë festival kanë marr pjesë më punimet e tyre përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Kanadaja dhe shtete e tjera të Evropës dhe botës ku veprojnë shqiptarët.

Në këtë ekspozitë, konkurs ndërkombëtar punimet e tyre i ka vlerësuar juria profesioniste më ç`rast ka ndarë çmime përkitazi me fotografitë e ekspozuara.

Fundamenti

Kësisoj, juria profesionale me çmimin e Parë e ka shpërblyer Fahredin Spahiun nga Kosova, vendin e Dytë ia ka ndarë Gledias Bicajt nga Republika e Shqipërisë, ndërkaq në vendin e Tretë e ka radhitur Frida Muçajn po ashtu nga Shqipëria. Juria në këtë ekspozitë ka ndarë edhe çmimin special që është përcaktuar për Flutra Aliun nga Bujanoci.

Theksojmë se këtë eveniment të rëndësishëm artistik e ka mbështetur Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërkaq organizator i kësaj ngjarje të rëndësishme të fotografive ishte Edon Agushi.

Pjesëmarrësit këtë ngjarje e kanë vlerësuar si ngjarje të rëndësishme kulturore në rajonin e Luginës së Preshevës. Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë (KKSH) njëherit organizatorë i këtij aktiviteti artistik ka thënë se ishte ky një rast i mirë të tregohen jo vetëm talenti dhe aftësitë e fotoreporterëve, fotografëve tanë por edhe një rast i mirë për t’u bashkuar të rinjtë e të rejat, personalitete tona nga gjitha viset tona shqiptare.

Fotografia në të shumtën e rasteve nuk përfaqëson thjeshtë vetëm atë të cilën e sheh syri i njeriut, por ajo përmes ngjyrës, formës dhe madhërisë së objekteve shpesh herë shprehë anën mistike të vetë jetës tonë. Përveç kësaj, fotografia mundë të jetë pjesë e gjallë e cila dokumenton më së miri traditën dhe kulturën e popullit tonë autokton ndër vite në këto treva Preshevë, Bujanoc e Medvegjë por edhe më gjerë nga imazhe në trojet tona etnike në Gadishullin Ilirik./rajonipress/