Fidanishtja

Fahredin Behxheti “Ikonë” i cili një jetë i`a kushtoi punëtorëve e çështjes kombëtare

/ 7 minuta lexim

Gjilan – Qyteti i Gjilanit nëpër vite të ndryshme e sfida të rënda në vazhdimësi ka dhënë emra të mëdhenj, si të arsimit, të çështjes kombëtare, poashtu edhe udhëheqës tejet të suksesshëm e të respektuar. Njëri ndër emrat të mëdhenj me shumë nder, respekt e nostalgji, tek shumë qytetar jo vetëm të Komunës së Gjilanit por edhe më gjerë kujtohet ish-ekonomisti e udhëheqësi i padiskutueshëm i Ndërmarrjeve Shoqërore, Fahredin Behxheti.

Vështirë është ndonjë qytetar të mos ta kujtojnë njeriun i cili bëri “revolucion” nën menaxhimin e Fahredin Behxhetit dhe idealin e tij të kauzës shqiptare, i cili një jetë të tërë ja kushtoi popullit të tij edhe pse ishin kohëra tejet të vështira. Mençuria dhe aftësia e Fahredin Behxhetit bëri që shumë qytetar anembanë Anamoravës të sigurojnë kafshatën e bukës, në shumë Ndërmarrje Shoqërore të Komunës së Gjilanit.

Ish-ekonomisti, drejtori e udhëheqësi Fahredin Behxheti në jetën politike dha gjithçka nga vetja duke sakrifikuar që populli shqiptarë ta përjetojë më lehtë robërimin dhe shtypjen që bënte shteti Sërbosllav.

Fahredin Behxheti i cili lindi në qytetin e Gjilanit në vitin 1935 lindi nga një familje intelektuale dhe patriotike, ai ishte fëmiu më i madhi nga katër fëmijët të cilët ishin.

Fahredin Behxheti poashtu idol i kishte edhe dajët e tij të cilët ishin të shkolluar e të emancipuar, por pushteti i atëhershëm Jugosllav i përndjeki ata duke i dëbuar në shtetin e Turqisë.

Nga i gjithë ky emancipim në familjen e tij, Fahredin Behxheti ishte zotuar se një ditë do të jetë ai që rrugëtimin e prindërve, të dajve e farefisit të tij, ta ndjek për të kontribuar për të mirën e popullit shqiptarë.

Fahredin Behxheti njeherit ishte edhe në gjeneratën e parë të Normales në Prishtinë, duke e kryer me sukses për të vazhduar më vonë në Fakultetin Ekonomik, duke e përfunduar në mënyrë spektakulare.

Karriera e njeriut që kontribuoi një jetë të tërë për të mirën e popullit, fillon si nxënës i shkollës së mesme duke marrë ditarin në dorë, për ti arsimuar nxënësit në disa fshatra të Komunës së Gjilanit.

Karrierën e një menaxheri të suksesshëm Fahredin Behxheti e filloi në ndërmarrjen “Soliter”, “Gosha”, “Kombinatin e Duhanit”, duke lënë gjurmë të jashtëzakonshëm në procesin e prodhimtarisë.

Fahredin Behxheti njiherit ishte në fillim të viteve të 70-ta deputet në Federatën e ish-Jugosllavisë, por për kuriozitet ishte njëri nga dy deputet e parë shqiptarë që kryenin këtë emision.

Për të gjitha këto rezultate kulminante në ekonominë e Gjilanit nën dirigjimin e pa të papërsëritshmit Fahredin Behxhetit, ai shumë herë theksonte.
“Unë jam i popullit tim, në atë moment që nuk punoj për popullin mos më quani njeri”

Fidanishtja

Kulminacionin ekonomisti i shumë përfolur jo vetëm në Gjilan por edhe më gjerë, Fahredin Behxheti e arrinë në Kombinatin e Tekstilit, ai bëri “revolucion” si në prodhimtari poashtu edhe në punësimin e popullit shqiptarë në këtë mjedis.

Kombinati i Tekstilit kishte një strukturë të punësuar të punëtorëve rreth 70% të nacionalitetit Serb, por me ardhjen e tij kjo strukturë ndryshon rrënjësisht, duke punësuar punëtorë shqiptarë në të gjithë sektorët e ndryshëm për të zbutur papunësinë që kishte kapluar popullin shqiptar dhe këtë qëllim ai e arrinë me shumë sukses duke ndryshuar raportet në favor të punëtorëve shqiptarë.

Ish-drejtori Behxheti filloi me të madhe për t`i kualifikuar dhe shkolluar rininë shqiptare të këtij mjedisi, duke ju dhënë mundësinë për studiuar në Leskoc e Zagreb.
Ekonomisti i përfolur në Kosovë, Fahredin Behxheti, po hapte shtigje të reja për rininë e këtij mjedisi por edhe për rininë shqiptare në Gjilan e rrethin, ai ishte i dashuruar dhe adhurues i madh I kulturës e sportit.

Gjatë kësaj periudhe në Kombinatin e Tekstilit formohet Qendra Informative, Grupi i Valltarëve, Grupi i Teatrit, Klubi i Futbollit, Klubi i Shahut, Klubi i Volejbollit, Klubi i Piktorëve, të gjitha këto ishin merita e Fahredin Behxhetit, i cili kishte një vizion për punëtorët e popullin e tij.
Ai ndër të tjera shumë herë edhe theksonte.
“Një popull që nuk ka kulturë dhe që nuk emancipohet nëpërmjet kulturës e sportit, ai popull është
i mjerë”

Fahredin Behxheti me punën e tij profesionale të një ekonomisti dhe të një menaxheri të suksesshëm, për një mandat të tërë e vendosin edhe Kryetar të Komunës së Gjilanit, i cili tregoi aftësi duke sjellë rezultate tejet të mira në fushën e ekonomisë.

Ish-drejtorin e kësaj ndërmarrje prodhuese e gjejnë në periudha të vështira në vitin 1981, kur demonstratat gjithë popullore kishin shpërthyer në tërë Kosovën, por ai me mençuri tejet të madhe dhe pa u trembur në asnjë moment e menaxhoi situatën e rreth 2700 punëtorëve siç është më së miri.

Për këto demonstrata të vitit 1981, ish-drejtori Fahredin Behxheti thoshte.
“Po fryn era Liri për popullin shqiptarë, për këtë erë kanë luftuar babë e katragjysh e fëmijët tanë shumë shpejt do ta përjetojnë lirinë shekullore”

Njeriu që para vete kishte një synim që punëtorët e tij dhe populli shqiptarë të kenë një jetë më të mire e dëshmoi edhe ngujimi i Minatorëve në zgafelle në Mitrovicë. Behxheti ju prini punëtorëve të tij ku formon një delegacion për t`i vizituar në zgafell minatorët, ndërsa punëtorët e tij në shenjë përkrahje të minatorëve për 6 ditë ishin ngujuar në vende të punës së tyre. Behxheti ishte ai i cili udhëhiqte punëtorët për të shkuar në këmbë në Prishtinë, për ti përkrahur minatorët, dhe për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës.

Ish-drejtori Behxheti po arrinte rezultate kulminante, në të gjitha sferat ekonomike, kulturore e kombëtare dhe masat e dhunshme të pushtetit serb e largojnë nga puna, ndërsa për këtë largim ish- drejtori Behxheti pati deklaruar.
“Jam i lumtur që së bashku me popullin tim po ndjek rrugëtimin e prindërve e farefisit tim, nuk ka gjë më të lavdishme se të ecësh së bashku me popullin, nuk më duhet jeta i vetmuar e i strukur, do të jem me punëtorët e me popullin tim, nëse do të vdesim do të vdesim me krenari e jo të nënshtruar”.

Ish-drejtori i Kombinatit të Tekstilit, Fahredin Behxheti, ashtu siç ishte i nderuar e i respektuar nga të gjithë qytetarët e Gjilanit, ndërroi jetë në vitin 2007 duke lën pas vete bashkëshorten dhe katër fëmijë.

Qyteti i Gjilanit duhet të krenohet me një njeri siç ishte Fahredin Behxheti, i cili një jetë të tërë ja kushtoi popullit të tij në mënyra të ndryshme, andaj është mirë që strukturat komunale këtij kolosi të popullit të i jepet një vend i merituar në qytet, pasiqë vështirë se mundet të përsëritet vlerat e një njeriu çfarë ishte Fahredin Behxheti./rajonipress/