Fundamenti

Fadil Ismajli: AKR do të qeverisë me vendin, Anamorava me AKR do të zhvillohet

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Fadil Ismajli duke folur para aktivistëve të AKR-së në hapjen e fushatës zgjedhore në Gjilan tha se AKR do të qeverisë me vendin sepse AKR ka njerëz profesional, ka kuadro të dëshmuara dhe ka njeriun e biznesit global që dha shumë e po jep çdo ditë për Kosovën Begjet Pacollin.

Dega e AKR-së në Gjilan ka hapur fushatën zgjedhore para shumë aktivistëve të saj.

Fadil Ismajli duke folur në emër të AKR tha se AKR do ta marrë qeverisjen e vendit sepse ajo tashmë është dëshmuar se ka njerëz, ka kapacitete dhe ka kuadro të dëshmuara. E kemi shkruar qartë si do të arrijmë këtë synim tonin. Ky synim dhe koncept yni realizohet përmes programit të AKR-së, që parasheh punësim real, zhvillim ekonomik i cili do të sjell mirëqenie sociale”, raporton rajonipress.

Ismajli tha se AKR ka një program real dhe ky program nuk është program i dëshirave, por është program i realitetit dhe i të vërtetave. “AKR është për shtet ligjor dhe shtet të së drejtës. AKR do t`i arrijë këto synime, por ne nuk premtojmë shifra astronomike ashtu siç po thuhet nga subjektet tjera. Oferta e AKR dallon nga partitë tjera sepse programi i AKR-së është program që i dedikohet qytetarëve të saj” tha Ismajli.

Mobi Casa

Ismajli tha se befasohet me premtimet e të tjerëve të cilët buxhetin e shtetit e shohin si një thes dhuratash të babadimrit.

Ismajli tha se AKR promovon të drejtat sociale, integrimin, diasporën. “Është program i dizajnuar dhe i udhëhequr nga njeriu që ka ekspertizën, ka përvojën dhe botën e biznesit.
Si është e mundur që Kosova të jetë shteti më i varfër, dhe përgjigja nuk është e vështirë sepse Kosovës i ka munguar një qeverisje e vërtetë e bazuar në dije dhe eksperiencë.
AKR ka dëshmuar se ka njerëz profesional dhe AKR është garancia më e mirë për investime” tha Ismajli.

Ismajli tha se Anamorava është anashkaluar nga të gjitha qeveritë, por me AKR në krye Anamorava e Gjilani do të zhvillohen e ndihmohen në të gjitha aspektet sepse Gjilani meriton një tretman më të ndershëm tha ai.

Ndërkaq Agim Rexhepi kryetar i degës së AKR-së tha se rritja e AKR-së në Gjilan po ndodhë si rezultat i dy komunave që udhëhiqen nga AKR-ja. “AKR s`ka aspak frikë nga askush sepse ne jemi të pastër dhe kemi modestinë që të kërkojmë votën kryelartë para qytetarëve” tha Rexhepi./rajonipress/