Uji Dea

Facebook-ut i kërkohet njohja e Kosovës

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ilirian Salihu, një i ri nga Kosova ka filluar një peticion me anë të të cilit i kërkohet bosit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, njohjen e Kosovës nga ky komunitet.

Në këtë rrjet social, Kosova ende vazhdon të trajtohet si vend në kuadër të Serbisë.

Në peticion tregohet se Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2008 dhe njohja nga Facebook do të mirëpritej nga banorët e Kosovës.

Për një peticion të tillë nevojiten 29,492 nënshkrime derisa peticioni po shpërndahet nëpër rrjete sociale.

Në peticion thuhet: Është e rëndësishme për popullin e Kosovës që të njihet nga bota dhe komuniteti i gjerë i Facebook-ut. Gjërat nuk janë të lehta këtu dhe pas luftës ishte një lloj rilindje në vendin tonë.

Kosova është njohur nga shumë shtete përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francën, Japoninë, Italinë, Gjermaninë dhe shumë të tjera.

Fundamenti

Pavarësia është shpallur në muajin shkurt të vitit 2008 derisa mori përkrahjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Së fundi Google e ka vendosur Kosovën në harta të ndryshme dhe ne do të dëshironim që edhe Facebook ta bënte të njëjtën.

Për shembull, kur kosovarët të publikojnë diçka në Facebook, në qytetin e Prishtinës, fjala tjetër është “Serbia”, por qyteti i Prishtinës nuk është më në Serbi, që nga vitit 2008.

Ne do të ishim shumë mirënjohës nëse kjo gjë e vogël do të ndryshohej, një gjë e vogël por shumë e madhe për shqiptarët.

Për të nënshkruar peticionin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.change.org/petitions/facebook-add-the-country-kosovo-on-facebook-the-country-exist-since-2008?utm_campaign=autopublish&utm_medium=facebook&utm_source=share_petition