UBT

Fabrici: Kosova kushti kryesor për Serbinë në BE

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici, tha se Kosova është një element kyç për pranimin e Serbisë në BE.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën dhe përparimi në fushën e demokratizimit dhe sundimit të ligjit janë dy shtytësit kryesorë për hyrjen e Serbisë në BE. Sigurisht se Kosova është elementi kyç”, tha Fabrici për edicionin e së dielës të së përditshmes serbe “Blic”, përcjell Telegrafi.

Ai tha se BE ka lënë të kuptohet se sa është e rëndësishme kjo, prandaj për këtë shkak është duke ofruar ‘shërbime të mira’ në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

ARKATANA

I pyetur nëse Serbia do të duhej t’i thoshte PO pavarësisë së Kosovës, Fabrici tha se BE ka një qasje neutrale ndaj statusit dhe se nevojitet normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës në formën e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese.

“Nëpërmjet dialogut, BE ofron shërbime të mira për të arritur këtë qëllim”, shtoi Fabrici.

Ai tha se formati i dialogut nuk do të ndryshojë dhe se do të vazhdojë të jetë i përfshirë Përfaqësuesja e Lartë e BE Federica Mogerini. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.