Eko Higjiena

Fabiana, bukuroshja kosovare e boksit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Fabiana Bytyci është një nga vajzat e pakta në boksin profesional në Evropë.Fabiana Bytyçi si e vogël gjithmonë kishte shikuar me babanë e saj sporte luftarake. Kishte përcjellë edhe filmin e njohur “Rocky” dhe nga këtu edhe i kishte lindur dëshira që një ditë të futej në ring edhe vetë, të përjetonte atë ndjenjë.

“Kur shikoja ‘Rockyn’ dhe po ashtu meçet e boksit e kikboksit në televizor, gjithmonë në mendje thosha se çfarë ndjenje është kur futesh në ring. Doja ta provoja atë ndjenjë”, tregon 19-vjeçarja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bytyçi e përjetoi atë ndjenjë të të qenit në një ngjarje të madhe të boksit më 7 mars të këtij viti, kur në Magdeburg të Gjermanisë në mbrëmjen e SES Boxingut debutoi në boksin profesionist.

Fundamenti

Ajo fitoi me nokaut teknik në raundin e katërt në përballje me hungarezen Andrea Lakatos.

“Në fillim isha nervoze, por si hyra në ring më humbi nervoziteti, u qetësova. Brenda ringut të duhet të kesh kokën e kthjellur dhe këtë e bëra. Jam e lumtur që fitova, dhe fitova me ndërprerje”, thotë Bytyçi, që është e lindur në Çeki, ndërsa babanë e ka nga Prizreni.

Paraqitja e bukuroshes që bokson në kategorinë mizë ishte impresionuese dhe asaj iu ofrua kontrata nga kompania e madhe promovuese gjermane “SES Boxing”, pjesë e së cilës është boksieri i njohur kosovar Haxhi (Robin) Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.