UBT

“F.C. Kosova” nga Munheni i ndanë mirënjohje Jonuz Musliut

/ 2 minuta lexim
HW

Bujanoc – Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar Nënkryetari dhe Menaxheri i klubit futbollistik nga Mynheni i Gjermanisë F.C. Kosova, z. Lulzim Maliqi, ndau mirënjohje kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Jonuz Musliu për kontributin e dhënë.

Klubi Futbollistik F.C. Kosova nga Minheni i Gjermanisë grumbullon talentë të futbollit nga gjitha trevat shqiptare si i vetmi klub që mbledh shqiptarët e diasporës nga viti 1991.

“Ne konsiderojmë lartë angazhimin dhe përpjekjen e kryetarit Musliu për diasporën shqiptare që jetojnë në perëndim. Ne mirënjohim kontributin e tij jo vetëm në sensibilizimin e çështjeve politike të Luginës së Preshevës, por edhe të diasporës në të gjitha fushat e edhe në sport” theksoi Maliqi gjatë dorëzimit të mirënjohjes.

HW

“Sporti është përfaqësimi më dinjitoz i shqiptarëve në diasporë e posaçërisht të Luginës së Preshevës. Diaspora shqiptare e Luginës së Preshevës për ditë po tregon potencialet e pa kontestueshme në arsim, shkencë e veçanërisht në sport” u shpreh Musliu gjatë marrjes së mirënjohjes.

Ndërkaq, Lulzim Maliqi i cili ishte aktiv në organizimin e diasporës nga vitet 90-ta, gjatë vitit 2005 fillojë me program të veçantë, mundësoi dhe lehtësoi studentëve nga të gjitha trevat shqiptare për punë sezonale ashtu që në vitin 2015 ka mundësuar mbi 70 studentëve punë sezonale.

Vlen të theksohet se gjatë muajit prill në vizitën që kishte realizuar në Minhen të Gjermanisë ishte shpallur “Anëtarë nderi” i klubit futbollitik F.C. Kosova./rajomnipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.