FITORJA

Ezani si zhurmë, e papranueshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka dhënë kritika për Projektligjin për mbrojtjen nga zhurma, i cili ezanin dhe kambanat i konsideron si zhurmë. Agani në intervistën dhënë “Epokës së re” ka thënë se është e padrejtë dhe joparimore që ezani dhe kambanat të krahasohen me zhurmën e klubeve të natës.

“Mendoj se çfarëdo asocimi i ezanit të xhamive ose i kambanave të kishave me zhurmën është plotësisht joadekuat, i papranueshëm dhe në kundërshtim me vlerat e kulturës sonë qytetare dhe kombëtare”, ka deklaruar Agani.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës nuk janë duke treguar ndjeshmëri ndaj feve. Sipas tij, institucionet janë duke tentuar t’i zbehin vlerat ndërfetare që ka Kosova duke nxitur debate përçarëse në shoqëri.

Fundamenti

Në këtë kontekst, Agani ka thënë se PD-ja do të vazhdojë të jetë gardiane në mbrojtjen e vlerave kombëtare, fetare dhe euroatlantike të qytetarëve të Kosovës.

Ai ka paralajmëruar se deputetët e PD-së në Kuvendin e Kosovës do të insistojnë që gjatë leximit të dytë ky emërtim për ezanin të hiqet nga Projektligji për mbrojtjen nga zhurma. “Në këtë drejtim nuk ka asnjë dilemë. Deputetët e Partisë së Drejtësisë në Kuvendin e Kosovës, të cilët kanë mbështetjen edhe të dhjetëra deputetëve të tjerë, do të angazhohen që kurrsesi mos të ndodhë që ezani apo kambanat të klasifikohen si zhurmë”, është shprehur Agani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.