EVSB: Vënd pritja e udhëtarëve rrezik dhe pasiguri për qytetarët

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – EVSB gjatë shikimit nga vendi i ngjarjes, konstaton se ky vend i pritjes i cili është i vendosur afër lumit Morava, paraqet shqetësim, pa siguri dhe rrezik për qytetarët, nxënësit e shkollave të mesme, të cilët për çdo ditë e frekuentojnë këtë vend pritje (stacioni i autobusëve). Por pasiguria dhe rreziku më i madh mundë të jetë për fëmijët e vegjël, të cilët presin me familjarët e tyre, dhe papritmas duke lozur mundë të përfundojnë në lumë. Përpos lëndimeve trupore që mundë t`i marrin, ata mundë të pësojnë edhe më keq.

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi, në Qytetin e Vitisë, në rrugën”Kemajl Azizi”, afër shkollave të mesme, ka identifikuar vend pritjen e autobusëve, e cila është e vendosur në afërsi të lumit Morava.

Vend pritja e autobusëve ishte e vendosur në vendin e duhur, sepse gjendet në afërsi të dy shkollave të mesme, dhe udhëtimi vajtje ardhje i nxënësve, shtëpi shkollë bëhet më me lehtësi. Përpos nxënësve që e shfrytëzojnë këtë vend të pritjes së autobusëve, e shfrytëzojnë edhe qytetarët e grup moshave të ndryshme.

EVSB gjatë shikimit nga vendi i ngjarjes, konstaton se ky vend i pritjes i cili është i vendosur afër lumit Morava, paraqet shqetësim, pa siguri dhe rrezik për qytetarët, nxënësit e shkollave të mesme, të cilët për çdo ditë e frekuentojnë këtë vend pritje (stacioni i autobusëve). Por pasiguria dhe rreziku më i madh mundë të jetë për fëmijët e vegjël, të cilët presin me familjarët e tyre, dhe papritmas duke lozur mundë të përfundojnë në lumë. Përpos lëndimeve trupore që mundë t`i marrin, ata mundë të pësojnë edhe më keq….

Eco Higjiena

Gjatësia e hapur rreth lumit pa mbrojtëse është përafërsisht 20 metra, kurse nga bregu i lumit thellësia e hapur është deri në 3 metra.
Fotoja e siguruar nga EVSB, sjell pamjen e vendit që paraqet pa siguri për qytetarët e Komunës së Vitisë.

Andaj EVSB e Vitisë, kërkon nga institucionet Komunale, drejtorisë përkatëse, që të dalin ta vizitojnë këtë vend pritje, të bëhet matja e gjatësisë së hapësirës rreth lumit, dhe t`i vendosin rrethojat për at pjesë, që rreziku të zvogëlohet,me qëllimin më të mirë që mos të pësoj ndokush nga qytetarët, nxënësit apo dhe fëmijët.

Kostoja e këtij projekti është minimale, por shëndeti, dhe jeta e njeriut nuk ka çmim thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, Imri Emërllahu./rajonipress/