EVSB, thirrje publike qytetarëve vitias: “Mos ndezni zjarre fushore”

Viti – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi, në Viti, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të kësaj Komune, që të mos bëjnë ndezjen e zjarreve fushore.
Sipas EVSB-së, së Komunës së Vitisë, ndezja e hamulloreve përveç se është e dëmshme për token bujqësore, ato mund të shkaktojnë pa siguri dhe rreziqe për pasurin e qytetarëve.
Të gjithë e dijmë se zjarret sa dëme kanë shkaktuar në vitet që lamë pas!
Andaj kjo thirrje e EVSB-së, kundër zjarrvënjeve po bëhet me qëllim që të mos ketë rritje të zjarreve fushore në territorin e kësaj Komune, si dhe ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve, se ndezja e zjarreve, përveç që është e dëmshme, shkakton pa siguri dhe rrezik!
EVSB-e Vitisë, paralajmëron të gjithë qytetarët se, kushdo qoftë nga ata e që kapen duke ndezur zjarre me qëllim apo pa te, do të merren masa në përputhje me ligjet në fuqi.
EVSB, ju bën thirrje qytetarëve të raportojnë zjarrevënjet e qëllimshme, me qëllim që të mbrohet pasuria e qytetarëve të kësaj Komune thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/