GRANDEMALL

EVSB: Shqetësuese lëvizja e qytetarëve vitias

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Anipse disa nga qytetarët kanë të vendosura maska mbrojtëse në fytyrë, shqetësuese është fakti se ata shihen shumë pranë njëri t’jetrit duke mos e ruajtur distancën sociale siç janë udhëzuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, dhe nga Institucionet e t’jera vendore.

EVSB, të martën vizitoi thuaja të gjitha fshatrat e Komunës së Vitisë, pasi ishte ditë me diell, për të parë nga afër lëvizjet e banorëve të atyre fshatrave. Qytetarët e Komunës së Vitisë, pasi koha është përmirësuar dukshëm është një dit me diell, vërehet një numër në rritje i veturave, por edhe lëvizje e qytetarëve në këmbë, të cilët po frekuentojnë rrugët e qytetit, veçmas frekuentimet e mëdha të qytetarëve duken në minimarketet e mëdha ETC, VIVA FRESH, etj.

Anipse disa nga qytetarët kanë të vendosura maska mbrojtëse në fytyrë, shqetësuese është fakti se ata shihen shumë pranë njëri t’jetrit duke mos e ruajtur distancën sociale siç janë udhëzuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, dhe nga Institucionet e t’jera vendore.

Vetura, njerëz në rrugë, të ngjanë sikurse këtu jeta po zhvillohet normalisht, në kohën kurë vendi ynë dhe e gjithë bota po përballemi me pandeminë globale covid -19.

Uji Dea

Ata mundë edhe të jenë duke e shfrytëzuar kohën e lejuar nga Institucionet, për të dalë dhe kryer nevojat e përditshme, por distanca që është paraparë 1.50 m duhet të respektohet, dhe gjithsesi, qytetarët të jenë të pajisur me pajisje mbrojtëse, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

EVSB, fton Institucionet përgjegjëse, në këtë rast edhe PK-në, që mos të jenë të përqendruara vetëm nëpër qytete, por ata le t`i vizitojnë edhe fshatrat në përgjithësi, sepse nëpër fshatra vërehen lëvizje në grupe e të rinjëve, të cilët nuk kanë pajisje mbrojtëse, por as nuk e përfillin distancën, ata duhet të vërtetohen se përse i bëjnë ato lëvizje, dhe ku po strehohen, ndoshta shfrytëzohen lokale ilegale ku mundë të qëndrojnë ata.

EVSB, u bën thirrje qytetarëve që mos të frekuentojnë rrugët pa ndonjë arsye të madhe, sepse përpos që rrezikoni veten tuaj nga infektimi me virus, mundë të bartni virusin te familjet e juaja e më gjerë.

EVSB, mbështet fuqishëm Institucionet Komunale të Vitisë, dhe PK-në, dhe është e gatshme në çdo kohë ta shoqëroj, PK-në, me anëtarët e saj, por edhe me vet transport, për dalje në teren apo kudo që e kërkon nevoja thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.