RCCOLA

EVSB: Shqetësimet e qytetarëve nuk kanë të ndalur

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Në fshatin Sllatina e Epërme, Komuna e Vitisë, banorët e këtij fshati janë tejet të pakënaqur, dhe të shqetësuar me rrugën kryesore të fshatit. Rruga e lart përmendur, është rrugë kryesore jo vetëm për fshatin tonë thonë banorët, por kjo rrugë lidhë edhe dhjetëra fshatra t’jera të Komunës së Vitisë, dhe lidhë shumë Komuna t’jera të Kosovës.

Fshatit Sllatinë përpos infrastrukturës rrugore të dëmtuar, ka dhe shqetësime t’jera të shumta, siç janë:
▪Shkolla e vjetër e fshatit, e dëmtuar, që po na paraqet për çdo dit pa siguri dhe rrezik për fëmijët tanë, që kalojnë skaj kësaj shkolle.
▪Urat pa rrethoja anësore, po paraqesin pa siguri për ngasësit e automjeteve, dhe qytetarëve, veçmas nxënësve që udhëtojnë në dy shkollat e fshatit.
▪Mungesa e mjekut, mos funksionimi i ambulantes ekzistuese të fshatit.
▪Mungesa e një zyrtari të ofiqarisë(objekti është i gatshëm).
▪Mos funksionimi i ujësjellësit në fshat etj.

Banorët e fshatit Sllatinë, thonë se Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, na ka premtuar se rruga e juaj do të zgjerohet.
Rruga më parë ishte: 4.30.m, dhe është premtuar të bëhet 5.30, sikurse rruga Sodovinë Sllatinë që është 5 metra e gjerë.

Përpos që nuk është mbajtur premtimi nga Kryetari që të zgjerohet rruga për 1 metër, të bëhet e njëjtë me at të fshatit Sodovinë, ajo na mbeti e dëmtuar dhe me shumë gropa.

Banorët e zemëruar thonë, ne jemi në dijeni se Ministria e zhvillimit ka ndarë mjetet për këtë rrugë, që kjo të jetë si rrugë alternative për kyçje në autostradë, dhe me dhjetëra fshatra e shfrytëzojnë këtë rrugë alternative.

Uji Dea

Banorët thonë se ne nuk kemi pranuar dhe nuk do të pranojmë, që rruga të mbetet 4.30 metra, por rruga të asfaltohet ashtu siç janë dhënë premtimet nga Kryetari i Komunës 5.30, pse të humbet 1 metër, ju lutem dy vetura kanë problem të kalojnë, e mos të flasim për kamioneta apo makina t’jera të rënda.

EVSB, shpreh keqardhje për rastin e banorëve të Sllatinës, dhe fotot tregojnë gjendjen reale në të cilën gjendet kjo rrugë.

EVSB kërkon nga organet përgjegjëse,që sa më parë të marrin masat e duhura,dhe infrastruktura rrugore në fshatin Sllatinë të Epërme të rregullohet sa më parë.

Në foto duket rruga e gërryer, gropat e shtuara, puna e ndërprerë, arsyet u dhanë më lart si dhe pse, por ne si EVSB, ftojmë organet përgjegjëse që ta përfundojnë këtë projekt rrugorë, sepse dimri, po ofrohet dhe rruga në këtë gjendje që është do të sjellë pa siguri për banorët dhe për gjithë ngasësit e automjeteve.

EVSB vizitoj fshatin, kontaktoj banorët, fotografoj rrugën me shumë gropa të formuara, por në hyrje dhe dalje të fshatit vërejtëm se nuk figurojnë tabela njoftuese të vendosura me emrin e fshatit Sllatina Epërme thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/