FIDANISHTJA

EVSB: Shkaktari kryesor i zjarreve në Komunën e Vitisë, faktori njeri

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Pothuajse çdo ditë në mediat tona dëgjojmë për zjarre që rrezikojnë pyjet, fushat shtëpitë, por edhe njerëzit në Kosovë: Parandalimi i zjarreve gjatë stinës së verës është një urgjencë që kërkon një koordinim të ngushtë ndërmjet forcave të policisë, zjarrfikëseve dhe organeve komunale thuhet në reagimin e EVSB-së.

Nuk është rastësisht apo hera e parë që ua vënë zjarrin pishave, por fatkeqësisht kjo dukuri e shëmtuar dhe aspak njerëzore, përsëritet për çdo vit, edhe atë disa herë brenda atij viti.

Një zjarr me përmasa bukur të mëdha është aktivizuar ka tri dit radhazi, dhe edhe sot ku po e publikojmë këtë shkrim, ende ka zjarre mbi malet e fshatit Tërpezë dhe në fshatin e Ri, ku nga flakët janë të përfshira edhe pishat që gjinden afër fshatit të Ri (Novosellë), Komuna e Vitisë.

Për EVSB janë të pa pranueshme zjarret në malet e Komunës së Vitisë, e sidomos kurë vihen në rrezik pishat që gjinden në këto male.

Andaj ju bëjmë apel qytetarëve që mos të ndezin zjarre sepse, përveç dëmit të shkaktuar, ndotjes së ajrit, ata rrezikojnë shëndetin e tyre, dhe qytetarëve të ati vendi, dhe mbas gjithë kësaj dukurie të shëmtuar, ata do të ballafaqohen me forcën e ligjit.

Zjarrfikësit po rrezikojnë shëndetin e tyre duke qenë në shërbim edhe këto ditë të nxehta vere, kur të tjerët janë duke qëndruar në shtëpitë e tyre, e disa tjerë të pa ndërgjegjshëm po ua vënë zjarrin pishave tona.

Eco Higjiena

EVSB, falënderon Stacionin e Zjarrfikësve në Viti, për intervenimin e menjëhershëm për shuarjen e zjarrit, dhe punën e tyre të palodhshme.

EVSB e Vitisë, ka ca vite që ka paraparë një projekt se si të ndalen zjarret, dhe është bërë kërkesë në mbledhjen e KKSB-së, për:

▪︎Punësimin sezonal të disa punëtorëve si roje të fushave.
▪︎Blerjen e një Droni (i cili identifikon shpejt dhe saktë, kryesit e këtyre dukurive).
Por kërkesa ka hasur në vesh të shurdhët!

EVSB-Këtu janë tre hapa kyç: Informimi dhe Ndërgjegjësimi: Organizimi i fushatave për të edukuar qytetarët mbi rreziqet e zjarreve, si dhe mënyrat për t’i parandaluar ato, duke përfshirë masa si pastrimi i tokave dhe ruajtja e ambienteve të gjelbra.

Fatmirësisht këta tre hapa nuk kanë munguar asnjëherë, sepse: EVSB, PK, dhe Institucionet Komunale, ka dhjetëra vite që kanë bërë fushata vetëdijesuese kundër zjarrvënjeve!

EVSB e Vitisë, fton Institucionet Komunale për një koordinim me PK-në, dhe Institucionet Qendrore në nivel Vendi, për zgjidhjen e mundshme dhe luftimin e kësaj dukurie.
Koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.