Eko Higjiena

EVSB porosit vozitësit vitias, përgatituni për sezonin dimëror

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), për Komunën e Vitisë, u rikujton të gjithë drejtuesve të automjeteve se që nga sot duhet të jenë të përgatitur për sezonin Dimëror.

Nga data 15 nëntor fillon të vlejë obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjeve dimërore në automjete, i cili do të vlejë deri më 15 Mars të vitit të ardhshëm.

Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit duhet t’i kenë me vete pajisjet dimërore, gomat e dimrit dhe pajisjet t’jera të nevojshme dhe të obliguara.

Pajisjet të obliguara dimërore janë:Gomat(M+S)dhe zinxhirët në rrotat tërheqëse.
Pajisjet duhet të mbahen në makinë pavarësisht motit, në të kundërtën parashihen dënime për shoferët.

Uji Dea

Drejtuesit e automjeteve (shoferët), të cilët nuk respektojnë obligimin, u jepet urdhër-pagesë me gjobë.

Kujdes- Dënimet janë të larta!.

Koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë:
Imri Emërllahu