EVSB: Po punohet me intensitet të shtuar në infrastrukturën rrugore të Vitisë

/ 2 minuta lexim

Viti – Ura në dalje të fshatit Pozheran, në drejtim të Vitisë, së shpejti e gatshme për qarkullim.

Punimet e projektit të urës në dalje të fshatit Pozheran, do të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve për në Qytetin e Vitisë, dhe krijon një lidhje më të lehtë të fshatrave të kësaj Komune në afërsi.

Ky projekt do të zgjidhë problemin e qytetarëve të Komunës së Vitisë, dhe nuk do të ketë më pengesa në komunikacion, siguria e drejtuesve të automjeteve do të rritet, me vet faktin se do të bëhet zgjerimi i urës, duke shtuar edhe një korsi.

Fundamenti

Ura ekzistuese në dalje të fshatit Pozheran, ishte e ngushtë në kushte jo të mira, dhe kishte vetëm një korsi qarkullimi.

Ura tani lehtëson qarkullimin më të sigurt të automjeteve për në Qytetin e Vitisë.
Me dhjetëra fshatra të Komunës së Vitisë, dhe fshatra t’jera të Komunave fqinje, banorët e tyre e frekuentojnë për çdo dit rrugën e lart cekur. Ura kishte nevojë për një zgjerim të tillë, me një korsi të re qarkullimi.

EVSB, falënderon institucionet Komunale të Vitisë, për punët infrastrukturore, sidomos ato rrugore, të cilat po ndikojnë drejtpërdrejt në lëvizjen e lirë të qytetarëve, dhe sigurinë e tyre në përgjithësi thuhet në njoftimin e Koordinatorit të EVSB-së, për:Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/