RCCOLA

EVSB : Nxënësve tu ndalohet përdorimi dhe posedimi i celularëve në shkolla

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – EVSB ngritë shqetësimin edhe për përdorimin dhe posedimin e celularëve nëpër shkolla, ku nxënësve në shumë aspekte po u kushton mbajtja e celularëve. Pasojat: Mos përqendrimi në mësime, dhe të gjitha konfliktet e mundura, shkaktohen nga ngacmimi përmes celularëve. Nxënësve tu ndalohet përdorimi dhe posedimi i celularëve në shkolla.
Arsimtarët dhe profesorët, t`i posedojnë celularët, por mos t`i përdorin gjatë orëve të mësimit.

EVSB në Viti ka mbajtur takimin e saj të rregullt me përfaqësues të grupeve të EVSB-së, dhe policisë së Kosovës. Nga Policia e Kosovës, Stacioni policor në Viti, në takim mori pjesë Koordinatorja znj.Mejreme Dili. Takimin e hapi dhe e udhëheqi Koordinatori i EVSB-së, Imri Emërllahu.

Koordinatori i EVSB-së, Imri Emërllahu paraqiti identifikimin e dy puseve të hapura në një nga fshatrat e Komunës së Vitisë, të identifikuar dit më parë datë:13 Nëntor 2018, në fshat të Ri (novosella), afër shkollës fillore, dhe tjetri pus i hapur, identifikuar më 15 Nëntor 2018, në rrugën që shpie për në fshatin Tërpezë dhe Qifllak.
EVSB ngritë shqetësimin edhe për përdorimin dhe posedimin e celularëve nëpër shkolla, ku nxënësve në shumë aspekte po u kushton mbajtja e celularëve. Pasojat: Mos përqendrimi në mësime, dhe të gjitha konfliktet e mundura, shkaktohen nga ngacmimi përmes celularëve. Nxënësve tu ndalohet përdorimi dhe posedimi i celularëve në shkolla.

Uji Dea

Arsimtarët dhe profesorët, t`i posedojnë celularët, por mos t`i përdorin gjatë orëve të mësimit. Për punët organizative, të koordinohemi dhe në muajin dhjetor të bëjmë një fushat vetëdijesuese kundër përdorimit të fishek zjarreve thotë Koordinatori Emërllahu.

Nga të pranishmit u diskutuan shumë çështje të rëndësishme si: Rregullimi i fushës së futbollit në shkollën e mesme të Gjimnazit në Viti, pastaj u kërkua vendosja e kamerave të sigurisë në Komunë, rrugët e qytetit të Vitisë, etj./rajonipress/