UBT

EVSB, ngrit shqetësimin e qytetarëve të Komunës së Vitisë

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Ditë më parë nëpër fshatrat e Komunës së Vitisë, filluan dëgjimet publike, dëgjimet buxhetore lidhur me draft buxhetin e vitit 2019-2021. EVSB nuk po e kupton se si institucionet Komunale bien në këto nivele. Duhet ta dinë këtë se në rendë të parë, po e komprometojnë veten e tyre si zyrtar dhe si institucion që duhet ta përfillin demokracinë dhe ligjin, dhe nën dy, po i maltretojnë qytetarët të cilët ata i ftojnë në këto dëgjime, dhe e treta, po i anashkalojnë qytetarët e tjerë, të cilët nuk janë të njoftuar për debate të tilla. Qytetarët e gjithë fshatrave të Komunës së Vitisë, ndjehen të anashkaluar, të maltretuar dhe të përbuzur nga institucionet Komunale.

Dëgjimet e tilla publike, me 5 apo 6 persona pjesëmarrës, nuk mundë të quhen dëgjime publike me qytetarë, si për shembull po i referohemi takimit të mbajtur më 16 gusht 2018, në fshatin Ramjanë, dhe fshatrave tjera që numërojnë me qindra e mijëra banorë.

Në foto duken individë nga Komunat e tjera, që fare nuk jetojnë në këtë fshat, disa jetojnë në botën e jashtme, dhe disa të tjerë fare nuk janë aktivë apo në rrjedha, sepse marrin pjesë në çdo 4-5 vite kur i fton ndokush, për fat të keq, për qëllime manipulimi dhe mashtrimi me ta.

Shtrohet pyetja, kjo pjesëmarrje individësh quhet dëgjim publik me qytetarë, apo përfaqësim i fshatit?.

Fshatrat zyrtarisht duhet t`i kenë të zgjedhurit e tyre, e që bëjnë përfaqësimin e të gjitha lagjeve, ai duhet të jetë, Këshilli i fshatit, i përfaqësuar nga të gjitha lagjet e fshatrave, e që për fat të keq, këshillat e fshatrave nuk janë funksional, sepse u ka mbaruar mandati që nga Prilli i vitit të kaluar 2017.

Sa për njoftim, po i referohemi këshillit të fshatit Ramjanë.
Në fshatin Ramjanë, Komuna e Vitisë, këshilli i fshatit zyrtarisht ishte funksional, dhe pa asnjë vërejtje vetëm 1 vit, mbas 1 viti, duke vërejtur pa rregullsi,duke u injoruar dhe anashkaluar anëtarët e lagjeve tjera që ishin pjesë e këshillit, duke u punuar një anshëm etj, anëtarët janë tërhjekur dhe këshilli në fshatin Ramjanë, nuk ka ekzistuar fare. Njëri nga të tërhjekurit isha dhe unë thotë: Imri Emërllahu, përfaqësues i lagjes më të madhe të fshatit Ramjanë.

Dy mandate Kryetar i këshillit të fshatit Ramjanë, dhe njëherit në vitin 2012, ishte caktuar nga Kuvendi Komunal i Vitisë, anëtarë i komisionit për zgjedhjet e këshillave të fshatrave.

Gjithçka që është bërë diçka në fshat është bërë individualisht, privatisht dhe një anshëm. Askush nga këshilli më nuk kishte qasje, po as nga qytetarët, se çka është bërë me disa punë që janë bërë, e nuk dihet si janë bërë, kurrë s’është ftuar fshati që të merret ndonjë qëndrim për diçka, por për gjithçka ka vendosur individi, jo këshilli, jo fshati, thotë ish anëtari i këshillit të fshatit Ramjanë.

Shqetësimet e qytetarëve, nga fshatrat që kishin dëgjime të tilla, thuhej:Tani afër 2 vite, e gjithë fshatrat e Komunës janë pa këshillat të fshatrave, nuk dimë si funksionohet kështu, nuk dimë arsyen pse nuk janë mbajtur zgjedhje për zgjidhjen e këtyre këshillave të fshatrave.

Uji Dea

Në foto nuk vërehet asnjë nga ish anëtarët e këshillit, të jetë pjesëmarrës i këtij dëgjimi publik me qytetarë të fshatit Ramjanë, thotë ish anëtari i komisionit Komunal, për zgjedhjen e Këshillave të fshatrave të Komunës së Vitisë, z.Imri Emërllahu, ish Kryetar i fshatit, dy mandate, dhe në zgjedhjet e fundit anëtarë i ish këshillit.

Së paku ndonjëri nga 5 lagjet e fshatit, ka qen dashtë të jetë pjesëmarrës në debat, sepse kanë qen më në rrjedha sa i përket infrastrukturës në fshatë. Nuk kamë informacion se a ishin të njoftuar këta ish anëtar apo jo, por një e di të sigurt se mua askush nuk më ka njoftuar për një dëgjim të tillë.

Rregullat janë: Se çdo lajmërim duhet të bëhet publikë së paku 7 ditë para mbajtjes së çdo debati, dhe lajmërimet vendosen nëpër vende publike ku frekuentimet janë më të shumta të qytetarëve, që të jetë pjesëmarrja e qytetarëve më masovike.

Nga shqetësimet e qytetarëve thuhet se këto veprime nuk janë bërë të rastësishme, por mirë të planifikuara dhe të organizuara, nga njerëz të caktuar, me qëllim të mos informimit, dhe dalja të jetë sa më e zbehtë, dhe reagime të qytetarëve të mos ketë.

Të gjithë qytetarët e dinë se kshillat e fshatrave nuk janë funksionale, sepse mandati i tyre ka mbaruar në Prill të vitit të kaluar 2017.

Të zgjedhur ligjërisht më nuk ka në asnjë fshat, të vetemeruar mundë të ketë, por ligjërisht jo, nuk e ka askush një mandat të tillë. Të marrë përgjegjësi të thirret në emër të këshillit kjo është e jashtëligjshme, të caktoj prioritete apo diç t’jeter, kjo është tërësisht e pa pranueshme nga qytetarët, dhe e kundërligjshme.

Cilido qoftë aj/ajo, i cili merr guximin të thirret në atë që si takon, apo të veproj kundërligjshëm, duhet të merr përgjegjësi, dhe të japë llogari para ligjit.

Të gjithë ata që bëjnë veprime të tilla, ata që thirren në emër të diqkafit, vetëm për të manipuluar me qytetarë, dhe për t`i mashtruar ata, nuk mundë të quhen ndryshe përpos se:Të dashuruar në veten e tyre, mashtrues, manipulues, të pa përgjegjshëm, veprime anti demokratike, jo njerëzore dhe anti ligjore.

EVSB, fton gjithë qytetarët e Komunës së Vitisë, për bashkëpunim, dhe mirëkuptim, të paraqesin shqetësimet e tyre, cilido qoftë shqetësimi i juaj, ne ju mirëpresim thuhet në reagimin e EVSB- së në Viti./rajonipress/