EVSB: Malet në Viti po dëmtohen dhe po shkatërrohen me të madhe

Viti – EVSB, është shqetësuese mos mirëmbajtja e pyjeve, prerja ilegale apo dhe djegia e tyre!
Nuk besohet se mundë të ketë ndonjë armik më të madh për shkatërrimin e pyjeve tona se sa vet ne! Malet janë, dëmtuar në masë të madhe, si nga mos mirëmbajtja, prerjet ilegale, si dhe djegiet e tyre.
Këto pamje që paraqiten nga tereni, nuk mundë të quhen ndryshe, përpos se KRIM ndaj natyrës dhe ndaj pyjeve në tërësi.
EVSB, apelon te organet përgjegjëse që të marrin masat e duhura ndaj personave të pa përgjegjshëm, të cilët duhet të dënohen me ligjet në fuqi, sepse, po e shkatërrojnë të ardhmen e këtij vendi, duke dëmtuar pyjet të cilat janë pasuri e jona, dhe e vendit tonë thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/