RCCOLA

EVSB: Komuna e Vitisë nuk po e përfillë rregulloren e vitit 2014

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Komuna e Vitisë, përpos obligimeve të pa kryera për shërbimet e varrimit ndaj Bashkësisë Islame të Vitisë, e që shifra e borxhit me muajin nëntor arrin shumën e 20.000, €, Komuna nuk bënë as rregullimin apo mirëmbajtjen e varrezave siç janë të përcaktuara dhe të përshkruara në rregulloren e miratuar nga Kuvendi Komunal i Vitisë datë: 29.12.2014 thuhet në reagimin e BIK-ut, në Viti, përcjell EVSB.

Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi, janë grupe të ndryshme njerëzish, që përfshijnë përfaqësues nga komuniteti, qeveritë lokale dhe Policia, të cilët kanë për qëllim, identifikimin dhe adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me krimin, sigurinë dhe kualitetin e jetës, për të arritur qëllimin e përbashkët, dhe krijimin e një bashkësie më të sigurt.

Komuna e Vitisë, përpos obligimeve të pa kryera për shërbimet e varrimit ndaj Bashkësisë Islame të Vitisë, e që shifra e borxhit me muajin Nëntor arrin shumën e 20.000, €, Komuna nuk bënë as rregullimin apo mirëmbajtjen e varrezave siç janë të përcaktuara dhe të përshkruara në rregulloren e miratuar nga Kuvendi Komunal i Vitisë datë: 29.12.2014 thuhet në reagimin e BIK-ut, në Viti.

Uji Dea

Dispozitat e përgjithshme të kësaj rregullore tregojnë qartë se:
Neni 1.1. Thotë se me këtë Rregullore përcaktohet mënyra e rregullimit të varrezave, mirëmbajtja e tyre,si dhe shërbimet e varrimit në tërë territorin e Komunës së Vitisë.
Neni 1.2. Rregullimi dhe mirëmbajtja e varrezave është veprim Komunal me interes të përgjithshëm.
Neni 2
Rregullimi dhe mirëmbajtja e varrezave nënkupton rregullimin dhe mirëmbajtjen e objekteve dhe mjeteve të cilat shërbejnë për kryerjen e shërbimit të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, hapësirave ndërmjet varreve, mirëmbajtjen e gjelbërimit, rendit dhe pastërtisë, largimit të dëborës dhe akullit, përgatitjen e hapësirës për varrim si dhe kryerjen e punëve t’jera të cilat janë të lidhura me rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave-varreve në veçanti.
Neni 7.1. Varrezat duhet të jenë të rrethuara,mjetet për rrethoja dhe riparimin e rrethojave e siguron nga buxheti Komunal dhe burimet e t’jera(donatorët e mundshëm).
Të gjitha bukur të shkruara dhe të precizuara me nene, por cili nenë i kësaj rregullore të lart përmendur po përfillet, apo zbatohet në praktikë nga Institucionet Komunale, thuhet nga anëtarët e BIK-ut, në Komunën e Vitisë, e që janë të shumtë.

Anëtarët e kësaj bashkësie, nga Komuna e Vitisë, shprehin dyshimet e tyre se, ndryshimi i rregullores së mëparshme, në të tanishmen, qenka bërë për të mashtruar opinionin e gjerë se ne” bëjmë shumë për ju”, e ju të na votoni neve!.

Nëse Komuna sipas kësaj Rregullore i mirëmban varrezat dhe parqet publike, atëherë pse ne qytetarët e disa fshatrave, detyrohemi nga njëra anë të paguajmë edhe punëtor privat për mirëmbajtje të këtyre hapësirave, çka po fshihet këtu, kush është humbësi e kush po manipulon dhe përfiton në kurriz të qytetarit…..!.thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/