RCCOLA

EVSB: Kafiteritë e shumta, shqetësuese për qytetarët vitias

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Në Komunën e Vitisë vërehen kafiterit në çdo hap në dy anët e rrugës kryesore të qytetit, janë bërë tejet shqetësuese për qytetarët e Komunës së Vitisë, sepse pronarët e kafiterive kanë pushtuar hapësirat publike me vendosje të tavolinave dhe karrigeve. Trotuaret po pengohen nga kafiterit, duke vendosur tavolina dhe karrige, ku lëvizja e lirë e qytetarëve po vështirësohet, thuhet nga qytetarët Vitias.

Përpos trotuareve që pengohen, shqetësimet e t’jera vinë dhe nga banorët e objekteve banesore, të cilët jetojnë dhe banojnë me familje në këto objekte, ku hyrja në objektet banesore është ngulfatur nga kafiteritë që gjenden në dy anët e objekteve banesore etj.

Mobi Casa

EVSB ka siguruar disa foto të dërguara nga qytetarët, që tregojnë pamjen e trotuareve, vendosjen e tavolinave jashtë çdo kriteri të lejuar.

EVSB bën thirrje tek organet përkatëse që të marrin masa ndaj pronarëve të kafiterive, dhe të lirohen hapësirat publike, e në këtë rast të lirohen trotuaret e ngulfatura, me qëllim që qytetarëve tu sigurohet lëvizja e lirë thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/