RCCOLA

EVSB: Grumbullimi i njerëzve i pa tolerueshëm, virusi ende është në mesin tonë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Përkundër faktit që duket se ka një përmirësim të situatës me COVID-19, ditëve të fundit prapë kemi raste të reja, dhe vërehet rritja e numrit me të infektuar në Komunën e Vitisë, e më gjer. EVSB-Apelon te qytetarët e Komunës së Vitisë, veçmas tek prindërit, që të kenë kujdes të shtuar tek fëmijët e tyre, pasi që rastet e reja me të infektuar tregojnë qartë se virusi është ende në mesin tonë.

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.
Për të ruajtur shëndetin tonë,duhet të bëjmë sakrificë ,por kjo duhet të konsiderohet si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike, dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.
Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19.
Qytetarët tanë gjithnjë kanë qenë: Besnik,tolerant, human, kanë treguar durim, dhe në saje të këtyre vlerave i kanë kaluar të gjitha vështirësitë.
Andaj sa kemi pritur nuk do të presim më shumë se kaq, por të jemi të vendosur edhe për pak javë, apo muaj që do të vinë, dhe këtë vit pritet të fillojë vaksinimi i qytetarëve tanë, kundër Covid-19, dhe pa dyshim se situata do t’i kthehet normalitetit.

Uji Dea

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
E kuptojmë që kjo situatë i shqetëson të gjithë, por nuk guxojmë të rrezikojmë shëndetin tonë dhe të tjerëve në përgjithësi.
Shpresojmë të gjejmë mirëkuptimin e qytetarëve tanë dhe secilit individë, që të respektojnë të gjitha masat mbrojtëse, për parandalimin e përhapjes së virusit thuhet në reagimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/