Fundamenti

EVSB e Vitisë e mbyll me sukses fundvitin 2019

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Vitin që po e lëmë pas ishte viti më i suksesshëm për EVSB-në. Koordinatori i EVSB-së, thotë se është tejet i lumtur me të arriturat për vitin 20019, dhe shpreson që EVSB, në vitin 2020, të arri të realizoj edhe shumë projekte tjera, të cilat kanë të bëjnë me zvogëlimin e krimit, dhe sigurinë e qytetarëve Vitias.

“Është një vit më i suksesshëm, më i suksesshmi për EVSB-në, jo vetëm për të gjitha rezultatet e projekteve, por për organizime të shumta të takimeve, të tryezave e trajnimeve që kanë të bëjnë me dukurit negative etj. Të gjitha kanë pasur një organizim dhe rezultat të jashtëzakonshëm” thotë Emërllahu.

Emërllahu tha se të gjitha projektet e bëra gjatë vitit që po e lëmë pas, janë realizuar si rezultat i një bashkëpunimi të mirë me PK-në, dhe Institucionet Komunale të Vitisë. “Jam krenar që i prijë këtij Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi, në Komunën e Vitisë. EVSB, po e përmbyll fundvitin me projektin e fundit, kundër përdorimit të mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve” tha ai.

Me këtë rast EVSB, edhe njëherë fton qytetarët që të jenë afër fëmijëve të tyre, dhe mos t`i lejojnë të përdorin fishekzjarrë.

KKVITI

Edhe Policia e Kosovës(PK), sigurisht se ka planifikuar masat me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për gjithë qytetarët tanë.

Në ndërrimin e viteve, EVSB, u kërkon qytetarëve të jenë të kujdesshëm në përdorimin e fishekzjarrëve, duke evituar përdorimin e tyre nga fëmijët. Hedhja e fishekzjarrëve të bëhet në mënyrë të kontrolluar në sheshet ku ato ndizen në natën e ndërrimit të viteve.

Emërllahu, falënderon të gjithë mbështetësit pa dallim si: MPB/DSB, PK, ICITAP-in, dhe gjithë mekanizmat tjerë, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë EVSB-ve thuhet në njoftimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.