KKVITI

EVSB e shqetësuar me parkimin e veturave tek qendra e regjistrimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Veturat e parkuara jo në vendet adekuate, po e ngulfasin lëvizjen e lirë, dhe janë tejet shqetësuese për qytetarët.

Qytetarët e Komunës së Vitisë, të shqetësuar me parkimin e veturave pranë hyrjeve kryesore të Qendrës Komunale të Regjistrimit të Automjeteve, në Viti. Pa përgjegjësia e pronarëve të veturave, po shkakton shqetësim tek palët të cilët kanë për t`i kryer shërbimet e tyre në këtë Qendër.

Një numër i palëve që hynin e dilnin nga kjo Qendër, shprehnin pakënaqësitë e tyre, dhe me të drejtë thonin, si të depërtojmë, nga të kalohet për të hyr brenda, kur rrugët janë të bllokuara nga veturat e parkuara pranë hyrjes së QKRA-së.

Uji Dea

EVSB, kërkon nga zyrtarët e Qendrës Komunale të Regjistrimit të Automjeteve, gjegjësisht nga: Departamenti i Regjistrimit të Automjeteve dhe Patentë Shofereve, që të marrin masat e duhura, dhe të bëjnë zhbllokimin e hapësirës nga automjetet, të kujtdo qofshin ato, me qëllimin më të mirë të mundshëm, që palëve tu mundësohet të lëvizin lirshëm për t`i kryer shërbimet e tyre.

Pamjet që paraqesim(fotoja) tregon kjartë për pengimin e lëvizjes së lirë të palëve, e të moshuarve, e sidomos kategorive t’jera siç janë, invalidët që lëvizin me karroca etj thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për:Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/