Fundamenti

EVSB e shqetësuar me gjendjen e rëndë të rrugëve të asfaltuara

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Qytetarë të shumët po raportojnë thuaja për çdo dit për shqetësimet e tyre, ku deklarojnë se infrastruktura rrugore po dëmtohet vazhdimisht dhe nuk ka të ndalur, edhe atë brenda një periudhe të shkurtër kohore, mbas pak muajve që rrugët janë asfaltuar. EVSB, kësaj radhe ngritë shqetësimin, dhe veçon pakënaqësitë e banorëve të fshatit Sllatinë të Epërme.

Banorët e fshatit Sllatinë të Epërme, të shqetësuar me ndërtimet e rrugëve të asfaltuara.
Fotot janë bërë drejtpërdrejtë nga rruga: Veteranët e UQK-së, në fshatin Sllatinë të Epërme, Komuna e Vitisë.

RCCOLA

Këto pamje të kësaj rruge, tregojnë: Kualitetin, cilësinë, mbikëqyrjen e organit përgjegjës, dhe gjendjen e mjerueshme të rrugës së lart përmendur.
Ndërtimi i rrugës është bërë para gjashtë(6)muajve, dhe për kaq muaj të bëhet rruga në këtë gjendje, vërtet është diçka që nuk dimë si ta përshkruajmë, thonë banorët e lagjes:Veteranët e UCK-së, nga Sllatina Epërme, Komuna e Vitisë.
Rruga shihet e plasaritur(me të çara), dhe bari i gjelbëruar mbi asfalt.
Banorët thonë, se ne kemi kërkuar asfaltim të rrugës, e jo gjelbërim mbi asfalt, sepse na del punë që ta ujisim barin, për ujitje nuk kemi ujë të mjaftueshëm, përpos ujit të pijes.
Banorët e shqetësuar, dhe të revoltuar, thonë se ne jemi taksapagues dhe banor të Komunës së Vitisë, andaj kërkojmë nga Komuna e Vitisë, të bëjë zgjidhjen e duhur të këtyre rrugëve.
EVSB, e Vitisë, u bën thirrje të gjitha organeve përgjegjëse, dhe atyre mbikëqyrëse, që gjithsecili ta kryej ndershëm dhe ligjërisht punën e tij, për të cilën është i thirrur thuhet në reagimin e .koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/