RCCOLA

EVSB dhe KFOR-i amerikan apelojnë për kujdes të shtuar për festat e fundvitit në Viti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – EVSB dhe KFOR-i, kanë dalur me kërkesë të përbashkët ku ftohen qytetarët që gjatë festave të fundvitit të kenë kujdes të shtuar dhe mos të përdorin armë, por as fishekzjarrë.

Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për menaxhimin e situatës për parandalimin e rrezikut nga mjetet piroteknike, fishekzjarrët, ruajtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga dëmet që mundë të shkaktojnë produktet e tilla.

Nga ky takim u apelua tek qytetarët për mos përdorimin e mjeteve piroteknike apo fishek zjarreve nga fëmijët, por edhe nga të t’jerët nëpër rrugët e qytetit ku rrezikohet siguria e qytetarëve.

Fundamenti

U bëhet apel të gjithë shitësve të mjeteve piroteknike që mos të u shesin fëmijëve pa prezencën e prindit, dhe se shitja e tyre të bëhet me leje nga Drejtoria përkatëse nga data:26.12.2020 deri më:31.12.2020, në të kundërtën duhet të merren masa konformë ligjit.

Përfaqësuesit e KFOR-it, u interesuan për punën e EVSB-së, dhe sfidat e saja, dhe njëherit falënderuan punën e tyre.

EVSB, njoftoj KFOR-in, për të gjitha projektet e saja, që i bënë për çdo vit, në aspektin e sigurisë thuhet në njoftimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/