UBT

EVSB apelon tek ngasësit e automjeteve për kujdes të shtuar në trafik

/ 2 minuta lexim

Gjilan – EVSB, apelon te të gjithë ngasësit e automjeteve, që të kenë kujdes të shtuar, sidomos gjatë sezonit Veror, ku numri i automjeteve po trefishohet, me ardhjen e bashkatdhetarëve tanë, të respektohen shenjat në trafik, me qëllim shmangies së aksidenteve thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë,
Imri Emërllahut

Në fshatin Pozheran, Komuna e Vitisë, dje rreth orës 18:10, kishte ndodhur një aksident në mes një motoçiklisti dhe një veture e tipit “Audi”, me tabela të jashtme. Aksidenti ndodhi në fshatin Pozheran, rruga në drejtim të fshatit Sllatinë e Ulët, afër bustit Mejdi Korrani.

Fatmirësisht në këtë aksident nuk kishte lëndime të rënda, por me lëndime të lehta trupore ishte drejtuesi i motoçikletës, dhe disa dëme të vogla materiale.
Policia ishte në vendndodhje, dhe kryente punët e saja.

KKGJILAN

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë vendndodhjen e aksidentit, dhe pamjen e dëmeve materiale.

EVSB, apelon te të gjithë ngasësit e automjeteve, që të kenë kujdes të shtuar, sidomos gjatë sezonit Veror, ku numri i automjeteve po trefishohet, me ardhjen e bashkatdhetarëve tanë, të respektohen shenjat në trafik, me qëllim shmangies së aksidenteve thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë,
Imri Emërllahut./rajonipress/