Hidromorava

EVSB alarmon: E dhimbshme të shkatërrosh një shkollë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Banorët e fshatit Stubëll e Poshtëme, pyesin: Jemi apo nuk jemi në shekullin XXI….Sikur nuk mjaftoj për të treguar shkallën e kulturës, vetëm me dëmtimin e dyerve e dritareve, a nuk mjaftoj me aq, por tani dhe demolim e grabitje, vjedhje edhe e drunjëve të çatisë (kulmit). Edhe at të një objekti…Vatër diturie, të quajtur…Shkollë…Pa komentuar fare ne po e tregojmë edukatën dhe kulturën tonë në prag të shënimit të gjashtëdhjetë (60) vjetorit të legalizimit të punës së kësaj shkolle në fshatin Stubëll e Poshtme, Komuna e Vitisë.

Reagimi i plotë i EVSB-së në Viti

Kështu ne jemi të përgatitur për tu bërë pjesë e Europës, thonë banorët e fshatit Stubëll e Poshtme.

Pse shqiptarët nuk turpërohen kur shkatërrojnë: Shkolla, fabrika, institucione ku shkatërrojnë ardhmërinë …Ku është Akademia e Shkencave që bën pazare për territore të Kosovës, thonë banorët e zemëruar.

Shumë shkolla të vjetra u lanë në mëshirën e harresës! sigurisht dikur do të kujtojmë e do të kthehen në jetë, apo do të mbesin vetëm si emër i kohës.
E dhimbshme të shkatërrohen shkollat në këtë formë dhe n’kët mënyrë nga qytetar të pa përgjegjshëm.

Mobi Casa

A thua ku i kemi institucionet tona Komunale e Qendrore, pyesin banorët, ministrin e arsimit, si nuk u vije turp të mos përkujdesen fare për këto objekte, dhe mos të marrin masa rreth ruajtjes së tyre, sepse të gjitha objektet e vjetra shkollore, janë ndërtuar me vet kontribut të qytetarëve.

Tani kur kemi institucionet, në vend se të mbrohen objektet e tilla ato vjedhen demolohen e shkatërrohen nga persona t’pa përgjegjshëm.

Nga barbarët e kemi humbur të kaluarën. E kaluara duhet të ndërtoj të ardhmen.
Është e lehtë të fajësojmë të t’jerët, por e vështir të pranojmë fajin tonë. Dhe skena të tilla, pamjesh, flasin më së miri ku jemi ne, çka meritojmë, dhe çka na ndalë nga kjo vrazhdësi e jona, le të gjykoj e ndëshkoj koha.

Vërtet për ne është mjerim dhe trishtim, se si mundë të ndodhin këto dukuri jo njerëzore, e të shëmtuara në shekullin e XXI, thuhet në reagimin e banorëve Stubllas.

EVSB paraqet foton e objektit të shkollës së lart përmendur, dhe apelon tek institucionet lokale dhe ato qendrore, që objektet e tilla të mbrohen me ligj, dhe të mbeten në shërbim të banorëve të atyre fshatrave që kanë objekte të tilla shkollore, e që nuk janë të pakta në numër, thuhet në reagimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/