ARKATANA

Evitoni lodhjen me ushqime

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lodhja kronike është një ndër problemet e jetës së sotme. Por kujdes: nëse jeni të lodhur që të porsazgjuar në mëngjes kjo do të thotë se nuk është sasia e punës fizike që ju streson, por ankthi dhe depresioni.

Dallohet pra stresi fizik nga ai psikik. Nëse lodhja juaj i detyrohet mbingarkesës së punës fizike, atëhere një ushqim i veçantë mund t’ju ndihmojë.

Ushqimet që duhen konsumuar: mjalti, shurup panje, bukëvalë, makarona, elbi, buka, marmelata, çokollata, banania, domatet, patatet dhe gruri.

Hidromorava

Ushqimet që duhen kufizuar: ato proteinike të marra me tepricë, të skuqurat, ushqime të përpunuara.

Fitoterapia: infuzion sherbele dhe bargjan (bimë barishtore e ngjashme me fierin). Në një filxhan me ujë të valuar hidhni 5 gram gjethe sherbele dhe 5 gram kërcenj bargjani, ëmbëlsojeni me një lugë kafeje mjaltë. Pini një ose 2 filxhanë në ditë, esëll.

Banjë shplodhëse: zieni në 3 litra ujë për 20 minuta, 80 gram lule trumze (shkurre me kërcenj të vegjël, me gjethe të ngushta e me lule të bardha, me aromë të këndëshme), 100 gram gjethe dafine, 40 gram lule të paçelura portokalli. Pas 30 minutash, pasi ti keni filtruar, derdhini në vaskën e banjos të mbushur me ujë të vakët. Bëni një banjo të ngrohtë për 20 minuta./Ciro Vestita, dietolog italian./gazeta shendeti/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.