UBT

Evidentohen prioritetet e lokaliteteve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti Konsultativ i Ekspertëve të Planifikimit Hapësinor (KKEPH) ka mbajtur të hënën një takim me kryetarë të Këshillave lokale, ku ka identifikuar prioritetet e vendbanimeve përkatëse dhe ka premtuar se të gjitha kërkesat do t`i paraqes te kryetari i Komunës, nëpër drejtoritë përkatëse, sipas specifikave të projekteve si dhe në organizatat e ndryshme me të cilat bashkëpunon kjo trupë komunale.

Një numër i kryetarëve të Këshillave lokale kanë refuzuar bashkëpunimin me Komitetin, me arsyetim se prioritetet e tyre i kanë paraqitur me kohë, se ato dihen tashmë prej Komunës dhe nuk e kanë parë të nevojshme t`i përsërisin.

Selman Sejdiu, kryesues i KKEPH, e ka cilësuar si mos respekt ndaj tyre sjelljen e disa kryetarëve të Këshillave lokale, të cilët e kanë lëshuar takimin, duke shtuar se ky është problem i tyre dhe jo i yni që jemi takuar për t`i evidentuar prioritetet e lokaliteteve.
Sejdiu ka premtuar se kërkesat e atyre që kanë pasur durimin të rrinë në takim, do t`i paraqes dhe mbështes tek autoritetet komunale.

Në të vërtet, Musli Matoshi nga Verbica e Kmetocit ka thënë se kjo nuk duhet të kuptohet si injorim i takimit, por ka nënvizuar faktin se kërkesat i kanë paraqitur tashmë në takimin për buxhetin dhe të tjera.

Megjithatë, Shemsedin Elezi nga fshati Zhegër, Musli Matoshi nga Vërbica e Kmetocit, Rashit Sahiti nga Malisheva, Bekim Shala nga Poneshi, Avni Arifi nga Bilinica dhe ndonjë tjetër, i kanë paraqitur nevojat e lokaliteteve të tyre, që kryesisht kishin të bënin me ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik dhe të tjera, që në të vërtetë janë edhe prioritetet e Komunës.

FIDANISHTJA

Sahiti ka nënvizuar faktin se kjo qeverisje ka bërë shumë punë deri tani, derisa ka kërkuar nga kolegët e tij që kërkesat t`i paraqesin me shkrim, në formë të projekte dhe jo vetëm me fjalë.

Edhe anëtarët tjerë të KKEPH kanë shprehur keqardhje për mos durimin e disa kryetarëve të këshillave lokale për bashkëbiseduar për prioritetet e qytetarëve në vendbanimet prej nga vijnë ata.

Përndryshe, Këshillat lokale, ndër të tjera kanë për detyrë kujdesin për planifikim urban dhe rural, kujdesin për furnizim me ujë, rregullimin e kanalizimit, për ofrimin e shërbimeve publike efikase, kujdesin për mbrojtjen lokale të ambientit dhe të tjera.

Bashkëpunimi me organet komunale dhe organizatat tjera, për çështjet me interes për lokalitetin, është obligim i këshillave lokale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.