Mobi Casa

Evenimenti më i madh i medvegjasëve në Fully të Zvicrës, këtë vikend

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Medvegjë/Fully – Me slloganin “Të mos e harrojmë Medvegjën”, nën patronatin e shoqatës humanitare “Medvegja” në Fully të Zvicrës me datën 14 dhe 15 qërshor të vitit rrjedhës, për herë të 19-të me radhë do të mbahet manifestimi i madh tradicional, humanitar i cili masovikisht tubon medvegjasit dhe në përgjithësi popullatën shqiptare me qëndrim të përkohshëm atje. “Ky është evenimenti më i rëndësishëm i medvegjasëve në diasporë”, thotë sekretari gjeneral i shoqatës “Medvegja”, Fadil Selmani.

Në këtë eveniment nga komuna e Medvegjës do të merr pjesë zëvendëskryetari i komunës, Florim Sahiti. Përveç programit të pasur kulturor e artistik, do të mbahet edhe turniri tradicional në futboll të vogël. Ditën e parë të manifestimit të pranishmit do të argëtojnë: solisti Duli, solistja Hidajete Miftari dhe sh.k.a. “Medvegja” ndërsa ditën e dytë do të mbahet turniri në futboll për të cilin tashmë janë paraqitur disa ekipe. Organizatorët u bëjnë ftesë të gjithë të interesuarve që të marrin pjesë në këtë manifestim, të solidarizohen me Medvegjën duke premtuar në të njëjtën kohë argëtim të këndshëm.

UBT

Shoqata humanitare “Medvegja” nga Zvicëra është një ndër shoqatat më aktive humanitare të medvegjasëve e cila më shumë se tridhjetë vjet pa rreshtur ka ndihmuar popullatën shqiptare në të gjitha trevat në çastet më kritike dhe më domethënëse.

Aktivitet e fundit të kësaj organizate në Medvegjë janë: ndihmimi i familjeve në gjendje të vështirë sociale me mjete financiare në prag të festave, ndihmimi i familjeve të zhvendosura të cilat janë kthyer nga Kosova në Medvegjë me mjete financiare dhe gjëra materiale, financimi i transportit për nxënësit të cilët nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar, mbështetja logjistike në organizimin e manifestimeve tradicionale në Medvegjë si “Takimet e vendlindjes” në Tupallë, “Takimi me diasporën” në Banjë të Sjarinës etj. (mepress.info)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.