UBT

Evazioni fiskal me karburante

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Po bëhen katër vjet që kur ka filluar procesi i fiskalizimit të bizneseve dhe shumë nga pikat shitëse të karburanteve nuk janë pajisur me pajisje të tilla fiskale.

Edhe pse janë një nga bizneset më fitimprurëse në vend, të hyrat e tyre nuk regjistrohen përmes pajisjeve fiskale. Madje për fiskalizimin e naftëtarëve janë dhënë afate të shumta nga ana e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) të cilat nuk janë realizuar deri më tash.

Uji Dea

Një nga afatet e ATK-së për fiskalizimin e pikave të shitjes së derivateve ishte dhënë më 28 shkurt të këtij viti.

Njohës të ekonomisë vlerësojnë se Qeveria e Kosovës me qëllim po lejon që bizneset më fitimprurëse t’i shmangen tatimeve, duke e shtyrë afatin për vendosjen e arkave fiskale (Tribuna)