GRANDEMALL

Evakuohen familje, dëme të mëdha materiale

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Qyteti i Pejës, disa pjesë të qytetit të Skenderajt, por edhe në fshatrat Llaushë, Klinë, Tushilë dhe Açarevë janë përmbytur prej vërshimeve.

Në komunën e Klinës të reshurat e shiut kanë shkaktuar telashe ku janë bllokuar rrugët nga uji dhe ka rrëshqitje të dheut.
“Drejtori i Shërbimeve Emergjente në komunën e Klinës Esat Raci, nga tereni ka njoftuar se është formuar shtabi emergjent për menaxhimin e situatës në teren .Ndërsa, në fshatin Jashanicë 4 familje janë evokuar nga shtëpitë e tyre”. njofton Komuna e Pejës.

Po ashtu vërshime ka edhe ne fshatin Zajm . Kurse në fshatin Leskoc është bllokuar rruga ku qytetarët e kanë të pamundur lëvizjen .Po ashtu , Raci ka njoftuar se lumi Lumbardhë që vjen nga Peja ka vërshuar tokat bujqësore të fshatrave Drenoc, Grabanicë e Poterq.

Të vërshuara janë edhe tokat bujqësore në rajonin e fshatrave Grabanicë e Gremnikë dhe Dellovë e Restokë që shtrihen përgjatë dy lumenjve me të mëdhenj të kësaj komune të cilët janë fryre nga prurjet e shumta. Në fshatin Jelloc të Klinës, familja e dëshmorit të kombit të Sadik Rracit, ka njoftuar për rrëshqitje të dheut ku drejtpërdrejtë është e rrezikuar edhe shtëpia e tij.

FIDANISHTJA

Ndërsa, është ndërprere mësimi në shkollën fillore në fshatin Poterq të Klinës ngase uji ka vërshuar në oborrin e shkollës. Kjo është konfirmuar nga drejtori i Arsimit në Klinë Ramiz Rrusta. Sipas tij, në ndërrimin e parë mësimi është zhvilluar normalisht kurse nxënësit e pasdites janë kthyer në shtëpi nga frika se uji mund të vërshoj edhe objektin shkollor. Në shkollat tjera raportohet së mësimi është duke u zhvilluar normalisht.

—-
Qyteti i Pejës i vërshuar në përmasa të jashtëzakonshme nga reshjet e shiut tashmë i është kthyer normalitetit.
Stadiumi “Haxhi Islami” vazhdon të jetë i mbushur me ujë.
Rrugët janë të kalueshme përpos hyrjes në Gjakovë që është e bllokuar.
Mësimi i ndërrimit të pasdites në shkollat e qytetit është anuluar por nesër pritet që mësimi të zhvillohet sipas orarit.

Ende nuk dihet se sa janë dëmet materiale.

Vërshimet ishin përhapur nëpër të gjithë qytetin. /indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.