UBT

Eva Belishova shpallet piktorja e vitit nga revista amerikane

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Destig 5”, revista e njohur amerikane e ka shpallur piktoren shqiptare, Eva Belishova “Top Artist“ për vitin 2019.

E njohur në shtetin e Kalifornisë, Belishova ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe disa nga pikturat e saj janë pjesë e një interviste të gjatë në “Destig 5”.

Kur ishte vetëm 10 vjeç, babain e saj, një ndër mjekët më të mirë të vendit, e arrestuan. “Kështu që, në moshën më të re kuptova se ç’do të thotë të jetosh nën një regjim diktatorial dhe mësova si t’u bëj ballë poshtërimeve, gënjeshtrave dhe korrupsionit të një shteti të degraduar”, shprehet ajo për revistën.

E larguar që në vitin ’90 nga Shqipëria, tashmë ajo ka 18 vjet që pikturon, duke i dhënë mençurinë për të kuptuar se artisti kurrë nuk pushon së mësuari.

Veprat e saj janë shfaqur në ekspozita dhe nëpër galeri në zonën e gjirit të San Franciscos. Ajo ka qenë pjesë e “Studios së Hapur” të Marin Countyt. Punimet e saj janë pjesë e koleksioneve private në San Francisco, Londër dhe Nju-Jork.

Mobi Casa

Krijimtaria e saj është kësisoj shpirtërorja. E pyetur të tregojë për veprën e saj, artistja shprehet se pjesa më e madhe shumështresore e ngjyrave shtrihen në telajo, ku ngadhënjimi i fushave koloristike shkrihet me imazhet krejt të papajtueshme. Me të gjitha forcat, ajo beson se jeta e saj mbetet një telajo e papërfunduar.

Pikturat e saj përshkruhen si vepra që prezantojnë ndershmëri, përulësi dhe përkujdesje ndaj sojit njerëzor, për të cilin, artistja shprehet se ka një dashuri të dhimbshme. Ajo e përfundon intervistën duke u shprehur se beson me gjithë shpirt se arti është firma e vetme autentike e qenies njerëzore, transmeton Observer, përcjell albinfo.ch.

Eva Belishova shpallet piktorja e vitit nga revista amerikane

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.