Eko Higjiena

Europa League, eliminohen Agolli, Sadiku dhe Kukeli

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Armando Sadiku hyri në fushë në minutën e 60 por nuk arriti të bënte asgjë për skuadrën zvicerane që e mbyll grupin L në vendin e fundit me 6 pikë.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare u aktivizua titullar duke zhvilluar një ndeshje shumë pozitive. Në të 19-ën ai bllokoi në mënyrë të rregullt Chiesën, ndërsa në minutën e 42 ishte Tatarusanu ai që i mohoi kënaqësinë e golit me një pritje fantastike.

Golat e Fiorentinës u shënuan në minutën e 60 nga Vecino dhe 16 minuta më pas nga Chiesa, ndërsa Reynaldo barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 73. Me këtë humbje Karabaku zbret në vendin e tretë duke i dhënë një asist PAOK-ut që kaloi 2-0 Slovan Liberec me nga një gol të shënuar në çdo pjesë.

Dështon në misionin për t’u kualifikuar edhe Zyrihu që u mund 2-0 nga Osmanlispor në Turqi. Vendasit i realizuan të dy golat në pjesën e dytë. Burim Kukeli u aktivizua titullar në këtë sfidë, ndërsa Armando Sadiku hyri në fushë në minutën e 60 por nuk arriti të bënte asgjë për skuadrën zvicerane që e mbyll grupin L në vendin e fundit me 6 pikë.

HW

Në takimin tjetër, Villarreal kaloi 2-1 Steaua Bukureshtin me gola të Sansones dhe Tigueros, ndërsa në krahun tjetër ishte Achim ai që shënoi golin e vetëm për rumunët. “Nëndetësja e verdhë” kalon si e dyta e grupit me 9 pikë, duke lënë pas rivalët ballkanas me 6 pikë. Në grupin H, Shakhtar Donetsk kaloi 4-2 Bragën për të siguruar suksesin e 6 në po kaq ndeshje.

Dy gola për Krivtsov dhe për Taison zhvlerësuan rrjetat e Stojkovic dhe Vukcevic. Braga nuk arrin të kualifikohet për më tej pasi është Gent që siguron biletën. Belgët fituan 1-0 në transfertën e Konyaspor me një gol të shënuar në minutat e fundit, duke u ngjitur në vendin e dytë.

/ Top Channel

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.