Euronews Albania: SHBA dhe BE po shqyrtojnë sanksionet, Kurti e Sveçla rrezikojnë “non-grata”-n

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Mediumi “Euronews Albania” raporton sot se SHBA-ja dhe BE janë duke shqyrtuar sanksione në dy faza kundër Kosovës në rast se Kosova nuk do të përmbush detyrimet dhe nëse nuk de-eskalohet situata në veri të vendit. Këtu përfshihen, sipas Euronews Albania, edhe sanksione kundër kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, sipas një teksti të brendshëm të Qeverisë Amerikane, transmeton Express.

Siç shkruan Euronews Albnania faza e parë e sanksioneve do të parashikonte ngrirjen e fondeve të BE-së, procesin e liberalizimit të vizave, procesin e anëtarësimit për Këshillin e Evropës, fondet e SHBA-së dhe projekte të tjera të financuara nga perëndimi.

Ndërsa faza e dytë përfshinë një qëndrim pasiv të aleatëve ndaj fushatës së çnjohjes së Serbisë kundër Kosovës, riorganizimit të pranisë ushtarake ndërkombëtare dhe reduktimit serioz të kontingjentit amerikan dhe përjashtimit të Kosovës nga disa organizata ndërkombëtare.

Uji Dea

Euronews shkruan se parashihen edhe sanksione individuale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm Sveçla, nëse situata në terren përkeqësohet më tej.

Kjo mund të përfshijë shpalljen e të dyjave “non grata” me justifikimin se ato përbëjnë një “kërcënim për sigurinë dhe paqen”.

Në dokumentin që Euronews shkruan se e kanë parë thuhet “askush nuk e priste që do të ishte Qeveria e Kosovës ajo që me veprimet e veta do të nxiste pasigurinë dhe do të nxiste krizat dhe konfliktet”.