UBT

Eurodeputetja i reagon Kurtit: Ktheju Kushtetutës, s’mund t’ua caktosh njerëzve edhe orën kur mund të dalin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Eurodeptuetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon Taubadel, po përcjellë në mënyrë aktive zhvillimet në Kosovë.

Përmes një reagimi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, von Cramon i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që për masat kufizuese që vendos për pandeminë COVID-19 duhet t’i kthehet bazës së Kushtetutës, pasi siç thotë ajo s’mund t’ua kufizosh njerëzve orën kur mund të dalin lëvizin jashtë.

“Rregullat e kufizimit të lëvizjes duhet të jenë në pajtueshmëri me rregullat e Kushtetutës së Kosovës. Rregullat që kriojojnë më shumë konfusion dhe që s’janë në pajtim me Kushtetutën mund të shkaktojnë më shumë dëm. Shtetet tjera kanë caktuar kohën që mund të shpenzosh jashtë, por jo edhe orën se kur mund të dalësh jashtë. Qeveria duhet të kthehet prapa tek bazat kushtetuese”, ka shkruar eurodeputetja gjermane, raporton Gazeta Express.

Uji Dea

Ky reagim i eurodeptuetes gjermane vjen pas hyrjes në fuqi të masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve në orë të caktuara sipas numrit të parafundit të numrit personal të letërnjoftimit.

Në Kosovë një masë e tillë është cilësuar si kundërkushtetuese përsëri, meqë është kufizim edhe më i madh i lëzivjes së njerëzve, dhe ngjason me vendimin paraprak që Gjykata Kushtetuese e shpalli si antikushtetues.

Lidhur me këtë çështje në konferencë për media është pyetur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, megjithatë ka thënë se nuk është pjesë e Kushtetueses që ta dijë nëse vendimi është anti-kushtetues./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.