UBT

Eurodeputeti Mandl: Dialogu Prishtinë-Beograd është ndërmjet dy shteteve, jo qyteteve – BE-ja duhet ta bëjë këtë të qartë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl tha të premten se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është dialogu mes dy shteteve dhe jo ndërmjet dy qyteteve.

Mandl këto komente i bëri në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet sesioni i dytë i punës i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.

“Agjenda thotë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.. E njoh këtë gjuhë shumë mirë, por besoj se ky nuk është dialog mes dy qyteteve… duhet ta bëjmë të qartë në fillim se është e është dialog mes dy shteteve, shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, duke shtuar se edhe BE duhet ta theksojë këtë çështje, raporton Telegrafi.

Sipas tij, është e rëndësishme që Bashkimi Evropian e ndërmjetëson dialogun, ndërsa shtoi se “mund të jenë konstruktiv por edhe kritik si po vazhdon dialogu”.

Eco Higjiena

“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë rolin pozitiv të SHBA-së në dialogun, në mbështetjen e vërtetë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, tha ai.

Ai ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kjo është konfirmuar disa herë nga Komisioni Evropian.

“Dje kolegu ynë Haki Abazi tha se çështja e liberalizimit të vizave mund të përdoret si levë në dialogun Kosovë-Serbi… Shpresoj që kjo nuk është e vërtetë sepse do të ishte e padrejtë për Kosovën”, tha ai. /Telegrafi/