Eurodeputeti kroat: Kurti po e ruan sigurinë e Kosovës
Eurodeputeti i Parlamentit Evropian, Tonino Picula, ka thënë se Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në mënyrë konsistente po e mbron sigurinë e vendit.
Picula ka thënë se Kurti mbetet figura kyçe në arenën e politikës kosovare.
“Qeveria e Kurtit në mënyrë konsistente mbron sigurinë e Kosovës dhe ai mbetet figura kyçe në arenën e politikës kosovare”, tha Picula për gazetën kroate “Novilsit”.
Kryeministri Kurti pas takimit me liderët evropianë ka thënë se prioritet i tij është siguria për Kosovën.
Gjithashtu, Kurti ka shprehur gatishmëri për nënshkrimin e marrëveshjes bazike mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 26 tetorit. Ai ka kërkuar sanksionimin e Serbisë dhe ekstradimin e pjesëmarrësve të sulmuesve në Kosovë./teve1