ARKATANA

Eurodeputeti holandez: Marrëveshja për vizat nuk lidhet me dialogun, duhet të hyjë në fuqi me 1 janar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka shpalosur detaje lidhur me përmbajtjen e rezolutës për të cilën këtë të enjte do të votohet pro ose kundër në Parlamentin Evropian.E njëjta është sipas Reuten është titulluar “Normalizimi Kosovë-Serbi”.

Ai thotë se paragrafi i 26-të i rezolutës ka të bëjë me çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.Eurodeputeti holandez thekson se marrëveshja për vizat nuk është dhe s’do të lidhet me procesin e dialogut dhe se e njëjta duhet të hyjë në fuqi më një janar të vitit 2024.

“Paragrafi i rezolutës ‘Normalizimi Serbi-Kosovë’, që do të votohet nga PE: 26. Rikujton se marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun dhe duhet të hyjë në fuqi më së voni më 1 janar”, shkruan Reuten.Ndryshe, Ambasada e Francës në Kosovë ka sqaruar deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron, në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

ARKATANA

Në një përgjigje për Dukagjinin, thuhet se Macron e ka vënë theksin te pritshmëritë nga palët të jenë përgjegjëse për veprimet e tyre.Po ashtu, nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është kërkuar t’i dënojë sulmet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Gjatë konferencës për medie me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, theksoi nevojën që të dyja palët të dëshmojnë një frymë përgjegjësie. Ai nënvizoi qartë pritshmëritë e tij nga presidenti serb, Vuçiq : të dënojë me vendosmërinë më të madhe aktet e 24 shtatorit dhe të ndihmojë në rivendosjen e qetësisë në kufi”, thuhet në përgjigje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.