Hidromorava

Eurodeputeti gjerman: Kurti duhet t’i bëjë detyrat e shtëpisë, përndryshe ngel në klasë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Eurodeputeti i Gjermanisë, Peter Beyer, përgjatë fjalimit që mbajti në Bundestag, kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që “të bëjë detyrat e tij”, duke konsistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, derisa paralajmëroi se “kush nuk i bën detyrat, ngel”.

Beyer, në fjalimin e plotë të publikuar në gjuhën gjermane në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se beson se Kurti mund ta bëjë një gjë të tillë, raporton Gazeta Express.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, unë do i jap zonjës Presidente detyra të shtëpisë. Kush nuk i përfundon detyrat e shtëpisë ngel në klasë. Njësoj është edhe procesi i afrimit me BE’në, në të cilin ai që nuk i zbaton reformat, nuk mund t’i afrohet BE’së. Për këtë, i apeloj Qeverisë Kurti, dhe, të them të vërtetën besoj tek Albin Kurti, se ai duhet tani të themelojë Asociaconin e Komunave me shumicë serbe, për të cilën janë zotuar. Këtë detyrë, duhet ta kryej”, ka deklaruar përfaqësuesi i Gjermanisë në BE

GRANDEMALL

Ai kërkesa ka pasur edhe për shtetet anëtare të BE’së. Më konkretisht, ai ka apeluar që Holanda dhe Franca ta mbështesin liberalizimin e vizave të Kosovës.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodh tani. Apeloj nga këtu, veçanërisht ndaj Holandës dhe Francës të cilat refuzojnë ani pse e dijnë se kriteret për liberalizimin e vizave janë përmbushur, që ta mbështesin këtë process”, është deklaruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.